Edi Rama braktis farsën e organizuar nga Armand Duka për ashtëquajturin projekti “Uniforma Ime”

14 Shtator 2022, 19:49Sport TEMA

Edi Rama braktis farsën e organizuar nga Armand Duka për

Ditën e sotme Armand Duka ka organizuar një projekt të ashtëquajtur “Uniforma Ime”, ku po trumbeton se po jep falas disa fanella për fëmijët.

Në këtë tubim Duka ka mbledhur në shumicë fëmijë të akademive të punonjësve të tij në Federatë, të cilët po i servir me disa uniforma.

Në këtë tubim FSHF-ja kishte lajmëruar se i pranishëm do të ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Mirëpo gjatë nisjes së kësaj farse, është vënë re mungesa e kryeministrit Rama, i cili siç duket e ka bojkotuar këtë tubim të organizuar nga FSHF-ja e Dukës.

Sipas FSHF me ketë nismë do përfitojnë 15 mijë futbollistë që janë të regjistruar në aktivitetin zyrtar të FSHF.

Megjithatë, Gazeta TemA ka mësuar se në shumicë përfitues janë akademi në pronësi të zyrtarëve të FSHF.

Gjithashtu, ekipet e akademive të futbollit të klubeve të njohura që nisin kampionatin këto javë, kanë paguar para për uniformat e tyre.

Me poshte ftesa ku konfirmohej nga FSHF prezenca e kryeministrit Edi Rama. (TemA)

9 Komente

  1. A
    Arben

    Shume gjera me cudisin me Shqiperine e sotme ne krahasim me dekada me pare kur ika nga Shqiperia por me e madhja eshte qe Shqiptaret, prokuroret, gjykatesit, media etj e degjojne qe filani vjedh, filani ben korrupsion, apo filani ka vrare njerez dhe keta njerez vazhdojne jeten normalisht, bile kane pozita te rendesishme ne Shqiperi. Asnje instiutucion nuk merr mundimin te verifikoje apo te investigoj keto gjera. U duket normale Shiptareve kjo apo keto jane vetem thashetheme Shqiptarce? Nese eshte e para, atehere mjer shoqeria Shqiptare qe po shkon drejt Meksikes dhe jo Europes!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Me pak fjale Beni, të qenit i pacipë në Shqipëri është virtyt. Prandaj ti dhe unë ikëm nga ai vend.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arben

        Me duket se ke te drejte Realisti! Do te doja ta ishte ndryshe se atje kemi lindur dhe jetuam nje pjese te mire te jetes.

        Përgjigjjuni
      2. s
        skelari

        Jam i bindur që po të ishit ende këtu ju çuna, punët do ishin më mirë, reagimi do ishte i fortë dhe efektiv... Kam një ide që kjo puna e rregullit në shoqëri (ku hyn edhe sjellja korrekte, të paktën në dukje, e politikanëve) është pak histori e gjatë, dhe ka lidhje me historikun e shtetformimit në një shoqëri, dhe me besimin që kanë qytetarët tek shteti. Në shumicën e vendeve që janë si Shqipëria që ju përbuzni, besimi është në nivele tepër të ulta. Kuptohet që besimi lidhet edhe me mënyrën si funksionon organizimi i shtetit, por kjo është çik si muhabeti i pulës dhe vezës, që nuk dimë kush erdhi e para. Gjithsesi gjërat duan kohë dhe rethana të përshtatshme. Duo-ja juaj (Arben Realist) nuk ndikon për mirë për ndonjë gjë në këtë besim, por jam i bindur që ju shpreheni se keni nevojë të ndiheni mirë për vendimin që keni marrë për të jetuar aty ku jeni, dhe thellë thellë doni që tek ky vendi nga ku ju ikët të mos ndodhë asgjë e mirë dhe të ketë shanc të përmirësohet gjë. Në fakt përmirësimi ndodh, se është i natyrshëm, por do forcë që të pranohet. Dhe diçka - nuk është e vërtetë që virtyti në Shqipëri është tjetërsuar - thjeshtë ata që nuk e kanë bërtasin fortë që të mos duket që dikush tjetër e ka, dhe jeton dinjitetshëm me të. Dhe kjo nuk është vetëm në këtë vendin këtu besoj, po është në qënien homo sapiens. Aty ku ju jetoni nuk e shihni këtë të keqe se thjeshtë nuk jeni pranë atyre niveleve të vanitetit dhe ushtrimit korruptiv të fuqisë dhe pushtetit (perspektiva ka të bëjë me shtresëzimin shoqëror). Për ta përmbledhur - uroj që të jeni mirë, dhe të uroni që dhe ky vendi ynë të bëhet më mirë, dhe ta shihni këtë jetë me mendje më të hapur.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arben

          Uroj qe gjendja ne Shqiperi te dryshoje per mire ashtu si thoni ju, Skylar! Nje korrigjim te Vogel per shkrimin tend brilant. Nga e di qe nuk jemi after pushtetit sa te shohim korrupsionin ketu ku jetojme? Apo se jemi Shqiptare?Nuk e di se me cfare merret Realisti, por une nuk mund te them dot se cfare pune bej, por te them vetem qe aty ku punoj une nuk vijne dot 95% e popullsise se vendit ketu se nuk kalojne dot vetingun dhe nuk kane arsimin e duhur. Disa nga ne emrigim flasim sense e njohim me themel sistemin me te vertete demokratik. Te uroj gjithe te mirat.

          Përgjigjjuni
      3. M
        Meqe ra fjala

        Po faktit qe na ishte shoqja Evis aty, si t’ja veme emrin?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shohim ca duam vete

          Nuk e sheh Mero ate, nuk quhet ajo. Pastaj Ministre e Sportit eshte, s’ka ndonje pozicion me rendesi

          Përgjigjjuni
        2. F
          Fredi

          Turp turp ,po ku ka turp shqiptari ! Per shqiptarin eshte krenari te vjedhish te mashtrosh te genjesh ,keshtu bani dhe Duka me ca rroba per femijet ! Kur genjen dhe femijet çka pret ma nga keta MASHTRUES ! I LUTEM ZOTIT TI GJYKOJE DHE TI DENOJE se ska me hall se te mashtrosh femijet . I ka sjell nga e gjithe shqiperia per me u dhan ca zhele,por ma e keqja se dhe ato zhele nuk ua dha i genjeu i mashtroj i beri me shpenzua leke me shkua ne Tirane dhe nuk u dha asgje ,femijet u kthyen duke qare se kishte bere DIFRENCIME dhe tek femijet ZOTI DO JU DENOJE o i pashpirt DUKA i krimit.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rama(Ramsi i Dyte,)

            Cfare falas ,kane paguar nga 3 mije lek te reja per fanellat,kostumin dhe canten. Nuk ka gje falas ne kete bote.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje