
Kompleksi privat i klubit të Partizanit në Tufinë po përfundon dita ditës. Dhomat e zhveshjes kanë mbaruar dhe vendosja e stolave është drejt fundit.
Duke parë ecurinë e punimeve, klubi i kuq po mendon për ndeshjen e parë zyrtare në stadiumin e ri.
Me shumë mundësi, ndeshja e kthimit ndaj Orikut në Kupën e Shqipërië mund të presë shiritin e shtëpisë së re.
Ndeshja e parë do të luhet në Orikum me 28 shtator ndërsa e kthimit në 12 tetor në kryeqytet.
Drejtuesit e kuq besojnë se për 1 muaj deri në ndeshjen e kupës, stadiumi do të jetë gati për çeljen zyrtare.
Bravo Gaziii, shoferi i Druve në kohën e Xhaxhit, tani shit ndonjë ndeshje se na duhen lekë për të paguar lojtarët, ashtu si shite ndeshjen me Erzenin.
Jari jemi ne nje mendje. I duheshin nje dore pare per ta mbyllur punen e stadiumit, se Duka u tall ne te