
Federata Shqiptare e Futbollit ka lançuar sot në Tiranë projektin “Uniforma Ime”, ku sipas prerendimeve propagandistike të tyre do pajisin rreth 15- mijë me bazë materiale.
Në eventin e organizuar në "Air Albania", ishin të pranishëm fëmijë nga kryeqyteti dhe nga rrethet të cilëve iu ishte kërkuar me urdhër të ishin pjesëmarres, ku në fakt në shumicë ishin akademi në pronësi të zyrtarëve të FSHF-së.
Burime per Gazetën TemA pohuan se edhe pse u ishte premtuar që do merrnin bazën materiale, shumica e fëmijëve që kishin ardhur nga rrethet nuk u pajisën me diçka të tillë.
Me uniforma u pajisën vetëm fëmijet që FSHF i përdori si dekor në fushën e blertë, ku ishte i pranishëm presidenti Armand Duka dhe Ministrja e Sportit Evis Kushi.
E gjitha ishte një fars e organizuar nga Armand Duka, i cili eshte njeriu që ka zhdukur nga kampionatet shumë akademi cilësore e mijëra fëmije vetëm për faktin se janë kundër tij. (TemA)
Nqs SPAK do te hetoje kete aktivitet,shanset qe te gjeje korrupsion jane shume te larta.