
Himni i Champions League e ekzalton Milanin dhe kështu ndodhi edhe në ndeshjen e dytë të grupit kundër Dinamo Zagreb që në raundin e parë i bëri surprizën e hidhur Chelseat.
Kuqezinjtë nuk ranë në kurthin e kroatëve duke e zhbllokuar sfidën që në pjesën e parë me Giroud nga 11 metra ndërsa Saelemaekers shënoi të dytin me rikthimin e skuadrave në fushën e lojës.
Rrjeta e dytë për belgun pak ditë pas asaj të shënuar në Salsburg. Kroatët i ngushtuan shifrat me të përhershmin Orsic por Pobega mbylli çdo diskutim duke e ngjitur Milanin në krye të grupit E me 4 pikë në dy ndeshje.
Dy sfidat e radhës me Chelsean do të jenë testet e vërteta për kampionët e Italisë. Në ndeshjen tjetër të pasdites, Shakhtar Donetsk dhe Celtic u ndalën në barazim 1-1.
Lini një Përgjigje