
‘’Uniforma ime’’, projekti që dështoi që në nisje i Federatës Shqiptare të Futbollit u zhvilllua një natë më parë në stadiumin ‘Air Albania’, në praninë e disa akademive që u kishte shkuar urdhëri për të qenë prezent në atë event.
Në këmbim të pjesëmarrjes së tyre në stadium, atyre u ishte premtuar që do të pajiseshin me unifroma.
Një gjë e tillë që në fakt nuk ka ndodhur, pasi numëri i fëmijëve që mori bazën materiale ishte shumë i pakët, pasi të gjithë fëmijët që kishin ardhur nga rrethet nuk u pajisën me diçka të tillë.
Për të mbuluar këtë turp, Federata ka publikuar një video ku shfaq disa fëmijë dhe prindër të lumtur për këtë nismë, ndërkohë që në komete poshte kronikës ka pasur një revoltë të qytetarëve që kanë rrëzuar propagandën e FSHF-së.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe në profilin e Ministres së Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.
Edhe Gazeta TemA raportoi ditën e djeshme nga burime të sigurta nga pjesëmarrësit në këtë event se e gjithë shfaqja ishte një fars, duke qenë se nuk morën uniformat falas siç u ishte premtuar. (TemA)
Lini një Përgjigje