
Vijmë pas një ecurie të mirë, pavarësisht ndeshjes së fundit që kemi humbur. Ndeshjet e ardhshme duhet të tregojmë vlerat tona, të tregojmë se dimë të reagojmë pas humbjes dhe të vazhdojmë të qëndrojmë në vendin e parë në klasifikim.
Kalendarin nuk e shohim aspak. Çdo ndeshje të radhës e konsiderojmë ndeshje të fortë. E vlerësojmë 100% për të arritur fitoren. Nuk na tremb fare kalendari. Që nga ndeshja që do të luajmë tani është e radhës dhe do të japim maksimumin, kaq.
Nga humbja me Erzenin, nuk jemi tronditur aspak, kemi bërë tri ndeshje të mira, një e kemi humbur dhe tri të tjerat i kemi fituar. Është rezultat negativ në ndeshjen e fundit, por loja ishte e mirë. Nuk po them se jemi të kënaqur nga kjo, sepse normalisht që humbja na ka mërzitur, humbja ndonjëherë të bën të punosh më fort për më tej.
Trajneri Kolela po bën një punë të mirë, unë dua të falënderoj edhe profesor Tanin, që tashmë nuk është më pjesë e klubit. Me ardhjen e Kolela grupi është goxha i mbledhur dhe pozitiv. Gjithsecili jep maksimumin, jemi shumë të qetë te kjo pjesë. Kolela na jep shumë qetësi dhe të vazhdojmë përpara.
Unë mendoj se Kukësi është një ekip i mirë, pavarësisht klasifikimit, sepse është nisja e kampionatit. Ne e vlerësojmë dhe do të shkojmë për të dhënë maksimumin.
Partizani luftën e ka me veten, favorit ka shumë ekipe, nuk dua t’i përmend fare, por nëse ne do të zvogëlojmë problemet tona, mendoj se do të na bëhet më e lehtë rruga për te titulli. Ecuria ka qenë shumë e mirë. Të gjithë çunat kanë bërë mirë, pavarësisht ndeshjes së fundit që nuk dua ta bëjmë si dramë, sepse është futboll. Mendoj se kemi bërë një start të mirë dhe jemi në rrugën e duhur për të vazhduar përpara. Partizani është fanellë shumë e rëndë dhe gjithmonë nis kampionatin për të dalë kampion dhe këtë nuk mund ta mohojmë dot.
Stadiumi i ri, na ndihmon jashtëzakonisht shumë, sepse më në fund jemi në shtëpi. Më parë kemi qenë pak të lëvizur sa këtej, sa andej, për të gjetur terrene. Tani jemi në shtëpinë tonë, na jep tjetër ndjesi dhe ndihemi shumë rehat për këtë. Patjetër do të na ndihmojë edhe në ecurinë në kampionat.
Lini një Përgjigje