Dinamo e ka nisur sezonin e ri me një fitore 3-1 përballë Vllaznisë, në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Blutë, që nuk luajtën në javën e parë për shkak të impenjimeve në arenën evropiane, u treguan mjaft të saktë në lojën e tyre duke shfrytëzuar në maksimum çdo gabim të kundërshtarit në fazën mbrojtëse.
Goli i parë mbërriti në minutën e 35-të, me Bregun që bën gjithçka si duhet nga e majta e sulmit duke mposhtur portierin Jukaj me një goditje të saktë.
Në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 59-të ishte Guindo që dyfishoi shifrat, ndërsa Berisha shënoi golin e tretë në minutën e 83-të. Goli i vetëm për shkodranët u shënua nga Balaj në minutën e 90’+4.
KAM QENE TIFOS I HERSHEM I EKIPIT TE DINAMOS DHE ME PELQENTE SHUME,DHE KUR ISHA STUDENT NE TIRANE NUK LIJA NDESHJE PA PARE,PRANDAJ I UROJ PER KETE FITORE DHE VAZHDOFTE ME FITORE TE TJERA DHE DALTE KAMPION I SHQIPERISE.
Po nuk ndodh ndonje hile a krim i Dukes se Krimit, Titullin Dinamo duhet ta kete ne xhep. Jane me diference ekipi me i mire ne vend.