Dueli “jetik” me Kroacinë, Sylvinho ul në stol Brojën dhe Seferin (FORMACIONET ZYRTARE)

19 Qershor 2024, 14:04Sport TEMA
Dueli “jetik” me Kroacinë, Sylvinho ul në stol Brojën

Shqipëria do të sfidohet me Kroacinë në orën 15:00. Duel shumë i rëndësishëm për rrugëtimin e kuqezinjve në Euro 2024.

Sylvinho prej ditësh ka punuar për këtë takim, i cili është cilësuar si “jetik” për kuqezinjtë. Brazilini ka shuar çdo dilemë sa i takon 11-shen, ndërsa ka bërë disa ndryshime në krahasim me sfidën me Italinë.

Kështu në stol është ulur Seferi dhe vendin e tij e ka marrë Laçi. Rey Manaj e nis si titullarë, teksa Broja do të duhet të ulet në stol.

Shqipëria: Strakosha , Hysaj , Ajeti, Gjimsiti, Mitaj, Ramadani,  Asllani,  Laçi, Bajrami, Asani, Manaj. Trajner: Sylvinho.

Kroacia: Livakovic, Stanisic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Petkovic, Kramaric. Trajner: Zatko Dalic.

1 Komente

  1. L
    Lugina

    Mir ka boh qe seferin si kisha mar as topat mi bajt se le me lujt na humbi 2 pik me gabimin e ti more. Gol ne vend te shenonim gol nuk asht aj shaqir mi dhon gol pi 30 m

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje