Dy gola dhe asist, Jasir Asani përfshihet në formacionin e javës në Championsin aziatik

24 Tetor 2024, 15:14Sport TEMA

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, është përfshirë në formacionin e javës në Championsin e Azisë.

Ai shënoi dy supergola në gjashtë minutat e para të ndeshjes mes Guangju dhe Johor, ndërsa e mbylli me asist para fundit të sfidës.

Skuadra e Guangju fitoi 3-1 në përfundim për meritë të Asanit.

Dhe pse është vetëm raundi i tretë, futbollisti ndodhet në kuotën e gjashtë golave tashmë.

29-vjeçari është “ringjallur” te skuadra e tij pas ndeshjeve të luajtura me Shqipërinë.

Dy gola dhe asist, Jasir Asani përfshihet në formacionin e javës

1 Komente

  1. J
    Jepi ylli Kuq e Zi

    Asan Goli

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje