Armando Broja do të largohet nga Chelsea në merkaton e verës dhe mund të transferohet te skuadra e Borussia Dortmund.
Sipas asaj që raporton “The Sun”, klubi gjerman është në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar.
Chelsea dëshiron të arkëtojë 50 milionë paundë nga shitja e Brojës, por kjo shifër nuk është e pranueshme për verdhezinjtë.
Dortmundi është i gatshëm të paguajë 25 milionë paundë për kartonin e lojtarit 23-vjeçar. Negociatat po shkojnë në drejtimin e duhur, pasi edhe vetë futbollistit i pëlqen kjo lëvizje.
Kalimi te finalistët e Ligës së Kampioneve, do të ishte një zgjedhje shumë e mirë për Brojën, duke ditur që aty u besojnë shumë talenteve.
Tek Dortmundi ose tek Leipzigu, nqs iken Šeško, Brojen do dinin si ta kthenin ne rrugen e duhur
BROJA mendoj se ka nevoje per nje skuader ku ai mund te aktivizohet normalisht ne formacion,ai ka nevoje te luaj sepse qendrimi ne stol po e demton
Kalimi ne Gjermani per mendimin tim modest, do ishte nje gje e mire per Brojen. Do ti jepte dozen e duhur te konfidences duke qene nje kampjonat jo aq intensiv. Ai ka nevoje te aktivizohet rregullisht. Shpresoj te beje mire ne Euro dhe i uroj fat ketij djali.
Sidoqe te vije duhet patur kujdes se ky djale i talentuar po fillon te venitet,brezi i jone qe kemi goxha moshe kemi pare shume talente qe jane shuar pa arritur aty ku u mendonte per ta prandaj broja duhet te largohet sa me pare nga anglia per kudo qofte pse jo dhe ne turqi,holande ose kudo mjaft qe te aktivizohet vazhdimisht.
Broja ka nevoje te shkoje ne nje skuader qe te jete lojtar titullar,ndersa ne skuadra qe synojne titujt eshte e vedhtire,he per he,se ato kerkojne lojtare me pervoje te madhe! Sidoqofte,Broja u mesua tani sa per te nxjerre konkluzionet e duhura!