Duket e habitshme, por edhe njëherë, arbitrat ndihmojnë në mënyrë të pabesueshmë Realin e Madridit.
Dhe përsëri, viktimë e vendimeve skandaloze, bie Bajern Mynih.
Por çfarë ndodhi?
Në minutën e fundit, lojtarët e Bajern krosojnë në zonën e Real Madrid, ku ndodheshin dy lojtarë të Bajern dhe dy të Realit.
Por sapo topi hidhet në zonë, edhe pse lojtarët ishin në një vijë dhe pozicioni ishte në rregull, arbitri anësor ngre flamurin për pozicion jashtë loje, ndërsa arbitri kryesor i bie direkt bilbilit për të ndaluar lojën.
Bajern shënon, por vendimi i arbitrave i mohon mundësinë për të parë në VAR nëse goli ishte i rregullt apo jo.
Dhe goli, siç u pa nga përsëritjet, ishte mëse i rregullt.
Skandali është se arbitrat nuk kanë respektuar rregulloren, pasi aksioni duhej lejuar të vazhdonte dhe nëse ishte pozicion jashtë loje, duhej sinjalizuar vetëm në përfundim të aksionit.
Aty ndërhynte VAR pastaj, për të parë nëse goli ishte i rregullt apo jo.
Kjo është e disata herë që UEFA ndihmon në mënyrë flagrante Real Madrid, sidomos me Bajern, kur disa vite me parë, Realit iu quajtën do gola të parregullt, i nxorrën padrejtësisht dhe Vidal me të kuqe, ndërkohë që më parë duhej të kishte dalë Casemiro.
Apo ndihma kundër Juventusit, kur në minutën e fundit u akordua një penallti e dyshimtë, e shënuar nga Ronaldo, ndërkohë që në Torino nuk ishte akorduar një penallti e pastër për Juventusin.
Shkrim tendencioz , sepse të dy sulmuesit e Bajernit ishin në pozicion jashtë lioje ! Edhe goli u shënua pas sinjalizimit të gjyqtarit kur loja ishte e ndërprerë ! Edhe portieri i Realit Lunin nuk reagoi aspak , sepse kishte dëgjuar vërshëllimën e bilbilit !
Arbitri nuk duhej te ndalonte lojen pa mbaruar aksioni edhe nese ishte ne pozicion jashte loje. Kjo eshte e shkruar ne regulloren tashme mbi 2 vjet te futbollit. Kete po thote dhe shkrimi i mesiperm o cim peka. Dhe nese ishte apo jo ne pozicion jashte loje e percakton VAR. Pra ishte nje gabim elementar i arbitrave, i ansorit qe ngriti menjehere flamurin dhe i kryesorit qe i ra bilbilit pa mbaruar aksioni. Pra per keta arbitra VAR nuk ekziston. Duhet te denohen duke i perjashtuar pergjithmone nga arbitrimet.
po shgrimi ben komente dhe konstatime ku thot qe lojtaret e bajernit ishin ne pozizion te regullt dhe goli ishte i rregult. Albitri gaboi por nuk do ndikonte gjithesesi sepse ishin offline.
Fotoja e dhene ne kete artikull, mbyll cdo diskutim per rregullsine e pozicionit te lojtareve gjermane. Dora e mbrojtesit te Realit i mban ato ne pozicion te rregullt. Ajo qe Erdogan po thote eshte me se e sakte dhe kjo perben edhe thelbin e ketij artikulli, qe thote se arbitrat nuk respektuan rregulloren duke nderprere aksionin pa mbaruar dhe qe sipas rregullores, duhet te ishte sistemi VAR qe do te percaktonte nese eshte pozicion i rregullt apo offsite. Shkurt, nderprerja e aksionit ne menyre te parregullt prej arbitrave eleminoi ekipin e Bajernit duke favorizuar Realin.
Nga foto qe keni vendosur ne artikull del qarte qe ishte pozicion jashte loje. Krahu i Rudigerit nuk quhet, sepse pozicioni jashte loje percaktohet sipas pjeseve te trupit me te cilat mund te goditet topi. Shpatulla e lojtarit te Bajernit eshte dukshem me e avancuar se shpatulla e Rudigerit. Gjyqtari beri gabim qe i fryu bilbilit aq shpejt, por gabimi nuk favorizoi Realin.
Që është gabim i arbitrave nuk diskutohet, Ruler nuk ishte offside, ai e pason topin me kokë, pasi mbrojtësi i Real godet topin me kokë.
Nëse vija do të ishte shënuar drejtë duke qenë paralele me vijën e 16 m do të dukej qe lojtari i Bayernit nuk është në ofsajt
Shikoni VAR dhe kuptohet qe lojtari i Bayernit ishte ne pozicionin jashte loje. Fitoi me i miri dhe me mire luajti Reali.
Kush e pa VAR -in o Gezim?? Ktu eshte muhabeti se arbitrat nuk i lane shanc Var -karit , por jashte rregullave e NDERPRENE aksionin.
Ke shume te drejte Laci.si goli i dyte i realit.anesori e ngriti flamurin ,loja vazhdoi,u be gol.varri e pa dhe gole.sh mire beri.ne rastin e bajernit e nderpreu aksionin pa mbaruar .ndihme ashiqare si gjithmon.
Goli ishte mese i rregullt dhe kundrejt Bajernit u be nje masaker e vertete.Albitri beri nje gafe historike sepse nuk duhet te fershelleje per ofsaid ne te tilla raste te dyshimta ndersa ka VARIN qe e percakton sakte nese eshte ose jo ofsaid.Kemi pare me mijera raste kur duket hapur qe lojtari eshte ofsaid dhe albitri nuk e nderpret aksionin derisa te perfundoje aksioni dhe pastaj te kerkoje ndihmen e VARIT.Ne kete rast ,ose albitri kishte marre orientimin nga shefat ose fershelleu ne menyre te nxituar.Aksioni duhej pare ne ekran dhe pastaj te vendosej.Kur skuadrave te medha u behen te tilla padrejtesi vaj hallin skuadrave shqiptare.
Rregullorja e qarte. Perfundon aksioni pastaj shikohet pozicjoni
Nuk thote qe nuk mund te ishte por shpejtesia e dhenies tamam paraprite.Ndeshja nuk u humb nga ai episod por nga avantazhi qe ka Reali nga gjykimi.Te luash me shpatulla te sigurta nuk eshte njesoj si kur te kerkohet kualifikimi me patjeter.Gaboi portieri pika me forte e Bajernit ne kete ndeshje si dhe zevendesimet nuk ishin efikase.Pavlovic duhej nderuar dhe Gorecka eshte superior ne ajer.Bej cfare te duash por ata ne minutat e fundit thjesht cojne topin ne zone dhe futet eshte fat a cfare mutin eshte te ngrihen nervat ne ate fare feje qe tju a shkerdhesh ato gorrillat femra.
UEFA me Realin per te disaten here e ka bo boz. Nuk mbaj mend qe ne champions Reali te jete ankuar ndonje here per vendime arbitrare kundra, se gjithmon I ka ne favor. Me fakte. Thjesht UEFA donte nje finale REal -PSG. Psg-se I dha nje dore me ate arbitrin anonim Rumun kunder Barces qe u kthy ndeshja si me magji per Kelaifin, tani ia jep Realit. Enough is enough. Pse esht VAR?!?!? Apo vari Varin vajti kjo pune.
Gabim i pa riparueshëm që albitri i fryu bilbilit pa mbaruar aksioni! Që Reali ështi ndihmuar në çdo ediacion të CHL nga albitrat kjo nuk do mend, e kuptojnë edhe fëmijët e klasës së parë. Mbase UEFA që për mendimin tim është shumë e korruptuar i mbyll gojën Realit dhe projektit të superlegës që për imformacion janë akoma tre skuadra që nuk e kanë braktisur projektin: Real, Barcelona dhe Juventus. Dy të parat i kanë zhytur me kohë, Realit nuk ka ë ç’i bëjnë se Perezi ka shumë euro dhe ju a mbyll gojën.
100% ofsite. Ja beri mire Reali. Ja theu turinjte pordhaceve gjermane. Me erdhi keq qe u eliminuar PSG. Gjashte shtylla plus raste te tjera nuk e shoetuan nga humbja. Reali fiton kupen.
Kur thot gjyqtari qe gabova eshte e kot te japim komente
Dursak lale e ke mbyll fare kete diskutim.Le te vazhdojne keta analistat nga divani i shtepise. I zoti punes thote gabova , keta thone ishte ofsajt . Po kush po thote qe edhe mund te ishte ofsajt po te na e kishin certifikuar me VAR te pakten ashtu si ja u certifikuan atyre golin e dyte. Apo fiket VAR pas minutes se 91 per realin.
Ofside konstatohet në castin e pozitës së lojtarit - lojtarëve kur topi shkëputet nga këmba e lojtarit asistues. Nuk bëhej fjalë për ofside, por për favorizime varg e karrealit. R i Madridit është skuadra më cilësore në botë, por kjo nuk i siguron edhe fitore të favorizuar në dëm të skuadrave briliante të nivelit relativisht të barabartë. Zoti i futbollit është korrupsioni autoritativ