PSG nuk ia del, Dortmund finalisti i parë i Champions League

7 Maj 2024, 22:54Sport TEMA
PSG nuk ia del, Dortmund finalisti i parë i Champions League

PSG është mposhtur në shtëpi nga Dortmund në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League me rezultatin 0-1.

Ndeshja ka qenë pothuajse e dominuar totalisht nga francezët, por në fund është rezultati ai që merret parasysh.

Goli i sfidës erdhi në minutën e 50-të, me Hummels i cili dërgoi topin në portën e PSG-së.


Rezultati i përgjithshëm i kësaj sfiden ishte 0-2 per Dortmund, dhe kështu gjermanët bëhen finalistët e parë të Champions League për këtë sezon.

Ditën e mërkurë do të mësohet finalisti tjetër, aty ku Real Madrid dhe Bayern Munich do të përballen së bashku.

1 Komente

  1. s
    spata

    Ndeshja u be interesante pas golit qe hengren .P.S.G gabuan rende qysh ne pjesen e pare. Ishin jashte lojrave te meparshme .Gjermanet me shume fat.Po luajten keshtu me Realin do zberthehen shpejte . Nderrimet qe beri traineri gjerman e perkeqsuan me shume situaten per te ruajtur rezultatin . Loja ne mbrojtje edhe pse nuk pesuan gol ,qe e pa dobishme .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje