“Mungojnë dy penallti për PSG”, polemika për gjykimin pas kualifikimit të Dortmund në finale - “A merr vesh nga futbolli ti?”, sheiku i PSG humb kontrollin pas ndeshjes

8 Maj 2024, 10:12Sport TEMA
“Mungojnë dy penallti për PSG”, polemika për gjykimin

Gjashtë shtylla ndërmjet ndeshjes së parë dhe të kthimit, padyshim që tregonin fatin e keq që e përndoqi Paris Saint Germain, duke i mohuar francezëve finalen e Champions League në Ëembley.

Djemtë e Luis Enrique u eliminuan nga Borussia Dortmund, me gjermanët që rrëmbyen dy fitore me rezultatin minimal 1-0 në çdo ndeshje.

Por pas eliminimit të gjigandëve francezë ka diskutime edhe për disa vendime të dyshimta të arbitrave, që mund të kishin ndryshuar rjedhën e gjysmëfinales.

Ish-arbitri i mirënjohur italian Graziano Cesari ka vërejtje të shumta për arbitrimin e bashkëkombësit të tij Daniele Orsato në ndeshjen që u luajt në “Parc des Princes”.

Vetëm nota 5 për arbitrimin e Orsatos. Cesari gjykon se dy penallti mungojnë për PSG. Ai konsideron si penallti ndërhyrjen e Schlotterbeck ndaj Mbappé dhe Hummels ndaj Dembélé.

Dy episode, në të cilat nuk ndërhyri as VAR-i dhe sipas Cesarit mund të ndryshonin realisht rezultatin e kualifikimit.

“A merr vesh nga futbolli ti?”, sheiku i PSG humb kontrollin pas ndeshjes

Nasser Al-Khelaifi, Presidenti i PSG, deklaroi pas eliminimit të ekipit të tij nga Borussia Dortmund në gjysmëfinalet e Champions League se “fati i keq” i pengoi që të arrinin finalen.

“Jemi krenarë që kemi ekipin më të ri në Evropë, kemi arritur 3 gjysmëfinale Championsi në 5 vite, edhe pse objektivi ynë nuk është vetëm ky. Nuk është fundi i botës, duhet të vazhdojmë punën që kemi nisur. Nuk kishim fat ose kishim fat të keq. 4 shtylla, kurrë nuk më kishte ndodhur më parë. Nuk kam çfarë them më tepër…”, u shpreh Al-Khelaifi për mediat.

Presidenti i klubit francez humbi kontrollin kur u pyet për të ardhmen e trajnerit Luis Enrique: “Po ndërtojmë diçka për të ardhmen, duam të vijojmë rrugëtimin drejt objektivit që kemi. Siç thashë, kemi ekipin më të ri të Evropës dhe e ardhmja na përket neve. A do të vazhdojë Luis Enrique në stol? Çfarë pyetje është kjo? Sinqerisht, a merr vesh nga futbolli ti?”.

8 Komente

  1. m
    maks

    ose shkruani te gjithe emrat si ne origjinal, ose rrasjani me vesh te gjithe shqip, po jo nje po e nje jo, debila.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tualet Palla

      O daku po Tëma qarkore e Pështanit është sikur është e Surrelit ?! Prit ka sirá puna. Mero akoma vesh benevrekë shajaku...

      Përgjigjjuni
    2. T
      Teut' e Modhe 94-96-21

      Haku I Barces. Karma is a Bitch.

      Përgjigjjuni
      1. m
        mirel

        Fiks fare

        Përgjigjjuni
        1. A
          Andi

          Barccen e degjenerun keq kta per ate pune

          Përgjigjjuni
      2. J
        Jijlh

        Idiot

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hamleti

          Cfarë penalltie imagjinoni. Këmba e lojtarit të Dortmundit përplaset me atë të lojtarit të PSG jashta 16 metërshit diku 20 cm, ahere si ka mundësi të ketë ndodhur kundërvajtja brenda 16-metëshit. Dortmundi objektivisht do të ishte në avantazh me tri xero, do mposhtej moralisht PSG, pastaj pasuan shtyllat. Plotësisht e merituar kjo fitore gjermane.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kujtim

            Këtë vit e kemi me gola,o gazetar! Vitin që vjen fitorja do përcaktohet me shtylla dhe sa penallti nuk u dhanë....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje