Chelsea e nxjerr në shitje, Serie A “tërbohet” pas Brojës: Inter, Milan e Napoli në garë

8 Maj 2024, 11:39Sport TEMA
Chelsea e nxjerr në shitje, Serie A “tërbohet” pas

“Chelsea dhe Broja po planifikojnë të ndahen përfundimisht në fund të këtij sezoni”, ky ishte lajmi i bërë publik një ditë më parë nga Fabrizio Romano. 

Sipas gazetarit të njohur, “bomberi” do të rikthehet te Chelsea pas huazimit të dështuar te Fulham gjatë janarit, por rikthimi i tij do të jetë i përkohshëm, pasi blutë nuk e shohin si pjesë të projektit. Ky lajm ka bërë xhiron në mediat italiane pasi për sulmuesin kuqezi ka një interesim të fortë nga shume klube në Serie A. Sipas mediave italiane, janë të paktën tre ekipe “big” që interesohet për shërbimet e Brojës, Inter, Milan dhe Napoli.


Sipas TuttomeracoWeb, Simone Inzaghi i ka kërkuar drejtuesve të klubit një përforcim në repartin ofensivë, mes disa alternativave është edhe emri i Brojës. Gjithnjë sipas mediave italiane, Piero Ausilo dhe Beppe Marotta kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë, pasi Broja është një profil që e njohin. Jo vetëm Inter, situata është e ngjashme edhe në radhët e Milan, për më tepër që kuqezinjtë e ndjekin prej kohësh sulmuesin shqiptar. Me apo pa Piolin në stol, është e qartë që Milan kërkon një qendërsulmues të ri për të zëvendësuar Oliver Giroud, me francezin që do të largohet në fund të këtij sezoni.


Diskutimi është i njëjtë edhe për Napolin, me blutë që në fund të këtij sezoni duhet të gjejnë një zëvendësues për Osimhen. Napoli mund të ketë një avantazh në raport me dy ekipet e tjerë të Serie A, nëse nigeriani vendos të transferohet te Chelsea. Në këtë rast, blutë do të përfshinin kartonin e Brojës në negociata për të ulur kostot e këtij transferimi, pasi De Laurentiis nuk heq dorë nga Osimhen pa të paktën 120 milionë euro.


Pavarësisht se gjithçka është në rrafshin e sondazheve, fakt është që Broja pritet të largohet nga Londra në përfundim të këtij sezoni. Chelsea kërkon minimalisht 35 milionë paund për kartonin e Brojës, por dhe ky diskutim mund të ndryshojë në varësi të paraqitjeve të tij në “Euro2024”.

5 Komente

  1. F
    Futbollisti

    Aaa! U tërbuan Inter, Milan dhe Napoli... Qari i Juves.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexues

      Mos terbohen kaq shume ata te Seria A e as ju "gazetaret" e TEMA-s, se Broja maksimumi eshte material per Sasuolon ose Salernitanen. E ngrini kot ne pjedestal lojtare te mbaruar si Broja, Hysaj etj, kur e dime shume mire qe i pare as nuk ze formacion te Fulham, kurse i dyti eshte nje kukulL e Sarrit, ku shkon ai e merr me vete. Sapo iku Sarri flitet per mosmarrveshje me trajnerin e ri e do ike ne nje ekip tjeter, sepse s'ka nivel per te ndenjur. Mjafton te shikosh te gjitha ndeshjet e kombetares e kuptohet qe driblohet si birrile.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi plak

        Kam pershtypjen se ju do flisni dite e nate per Brojen edhe kur ai te benet 80 vjec. Nashi ai ka shenuar dy gola me kombetaren 5 vjet me pare me vone asgje . Edhe nje gjerman qe vrave Na cave bythen na cave.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edi

          U terbuan per nje "lojtar" qe po mbledh topat te Fulhami ???

          Përgjigjjuni
          1. m
            maks

            hahha, edhe Bajerni, Reali e Barcelona po luten per Brojen. Pse te jene kaq kara keta biçim robsh qe shkruajne ne portale dhe vetquhen gazetare?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje