Jemi 1 muaj e pak ditë para fillimit të Euro 2024 dhe tashmë kundërshtaret e Shqipërisë nuk po gjejnë qetësi. Lajme aspak të mira ka për Kroacinë, por nga ana tjetër mund të cilësohet të “mira” për kuqezinjtë.
“Dhimbjet e kokës” janë shtuar për Zlatko Dalic, i cili në Gjermani duhet të bëjë llogaritë pa një prej lojtarëve kryesorë të kombëtares. Nikola Vlasic është dëmtuar me skuadrën e Torinos dhe në këtë mënyrë ka humbur Euro 2024.
Mesfushori me tipare sulmuese ka një tërheqje të fortë të muskujve aduktore, duke u detyruar të lërë fushën e lojës në sfidën ndaj Bolognas. Sipas gjithë parashikimeve 26-vjeçari pritet të mungojë 2-3 muaj dhe kështu nuk do të mund të jetë pjesë e Kroacisë në kampionatin europian.
Kujtojmë se kundërshtarët e kombëtares shqiptare në Euro 2024 janë Italiaa, Spanja dhe Kroacia. Euro 2024 do të ngre siparin më 14 qershor dhe do të luajë finalen e madhe më 14 korrik.
Ore gazetare a do hiqni dore nga shkrime pa berreqet?? Po pse me "dhimbjet e kokes" te njerit apo tjetrit do merremi ne?? Lerini ore djemte te pregatiten shpirterisht,moralisht dhe fizikisht qe ta perballojne me sukses Europianin dhe mos u merrni se kush u vra apo kush eshte semure. Lufta duhet menduar njesoj sikur perpara te kishe kampionet e botes dhe mos krijoni situata qe ne te fleme mbi dafina sepse mugon ky apo ai dhe me qe ata mungojne ne i kemi fitoret ne xhep dhe ........... pordhe me rigon.