Nuk prodhoi fitues klasikja e futbollit shqiptar, mes Tiranës dhe Vllaznisë, e cila u mbyll në barazim pa gola.
Një ndeshje e bukur dhe me raste të shumta për shënim, por asnjëra nga skuadrat nuk e dërgoi dot në rrjetë.
Me këtë barazim, Tirana mban vendin e katërt me 47 pikë, po aq sa edhe Teuta dhe Dinamo, 1 më pak se Skënderbeu i vendit të katërt.
Ndërkohë Vllazna zbret në vendin e tretë me 59 pikë, 1 më pak se Partizani, që fitoi minimalisht në transfertë ndaj Kukësit.
Të kuqtë iu falën një goli të shënuar nga Mehmeti në minutën e 13-të, ndërkohë në minutën e 56-të, Skuka shpërdoroi një penallti.
Fund dramatik në Korçë! Skënderbeu barazoi 1-1 ndaj Laçit, falë një goli të shënaur në frymën e fundit.
Ishte një ndeshje e çmendur, ku kurbinasit kryesonin minimalisht pak sekonda nga fundi.
William Melo, zhbllokoi rezultatin në minutën 80-të, por një penallti e kthyer në gol nga Rashica në minutën e 97-të, ndryshoi rrjedhën.
Me këtë barazim, Skënderbeu mban vendin e katërt me 48 pikë, ndërsa Laçi do të luajë në “play out”, aty ku kanë 43 pikë.
Hajde ndeshje futbolli hajde.100 shikues nuk bëhen dhe pretendojmë se kemi futboll...pa le duan të fitojmë edhe euro 2024!!!!!!!!!!
Partizanin e dua KAMPION.