“E shkarkuan për disa fëmijë të llastuar”, Habib Nurmagomedovi thumbon yjet e Realit: Një vit më parë i luteshin Xabit

15 Janar 2026, 10:45Sport TEMA
“E shkarkuan për disa fëmijë të llastuar”, Habib

Përvoja e Xabi Alonsos në stolin e Realit të Madridit zgjati vetëm pak muaj. Trajneri spanjoll u shkarkua nga detyra pas humbjes kundër Barcelonës në finalen e Superkupës.

Megjithatë, sinjalet e largimit ishin dhënë më herët, për shkak të marrëdhënies së tij jo të mirë me disa prej yjeve të ekipit.

Për shkarkimin nga pozicioni i trajnerit ka reaguar edhe Habib Nurmagomedovi. Ish-sportisti i njohur i arteve marciale të përziera ka shpërndarë një “story” në llogarinë e tij në “Instagram”. Ai ka postuar një foto të Xabi duke ngritur trofeun e Bundesligës, ndërsa më pas i ka cilësuar yjet e Realit si fëmijë të llastuar dhe shkaktarë për këtë vendim të klubit.

“Nuk ka si besnikëria. Një vit më parë i luteshin, tani e shkarkojnë për shkak të disa fëmijëve të llastuar. Xabi, je më i miri”, ka shkruajtur Habib Nurmagomedovi.

1 Komente

  1. e
    edmond Koder rreshen )

    D.m.th Reali paska nevoj per Qeqenin Habib Nurgadomedov ti fusi ne Kafaz nje e nga nje (me ne krye Vinicius) dhe tju mesoj disiplinen....ohhh infirmieria e Realit me plot e perplot !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje