Ekipi i Triumph U11, kampion i turneut Yes Cup në Milano. Shpartallon në finale gjigantët anglezë të QPR

20 Prill 2025, 18:30Sport TEMA

Ekipi i Triumph U11, kampion i turneut Yes Cup në Milano. Shpartallon

ITALI/ Ekipi Under 11 i Akademisë Triump, ka fituar turneun Yes Cup në Milano të Italisë duke mundur në finale gjigandët anglezë të Quens Park Rangers. Ekipi i 11 vjeçarëve të Triumph Academy, ka vijuar të çudisë futbollin e moshave, duke dominuar një nga turnetë më të mëdhenj të futbollit europian, Yes Cup, zhvilluar në Milano 17-20 prill, madje ceremonia e hapjes u zhvillua në tempullin e futbollit botëror, stadiumin mitik San Siro.

Ekipi i Triumph U11, kampion i turneut Yes Cup në Milano. Shpartallon


Ekipi i drejtuar me pasion nga trajneri Mateo Metaj ka treguar dominance që në ditën e parë të aktivitetit duke fituar 2 ndeshjet e para me rezultate të jashtëzakonshme, 12-3 përballë zviceranëve të SV Muttenz dhe më pas 9-0 ndaj moshatarëve italianë të Arese. Një paraqitje e shkëlqyer e futbollistëve të vegjël të akademisë së dyshes Andi Lila-Endri Renxa, të cilët kanë dhënë leksione futbolli në mes më të mirëve të futbollit europian për moshat. Për të kaluar në gjysmëfinale, ekipi i Mateo Metaj, e ka pasur krejt të thjeshtë ndaj italianëve të Bagese. Triumph u kualifikua si e para e grupit dhe me një lojë fantastike. Në gjysmëfinale, ekipin e Mateo Metaj e priste një nga ekipet pretendente për fitoren e kupës, italianët e Cisanese, të cilët kishin dominuar ndeshjet e grupit të tyre. Një ndeshje spektakolare, e luftuar dhe me shumë emocione, në fund ka çuar në finale ekipin shqiptar të Triumph Akademi, të cilët me paraqitjen e tyre kanë mahnitur specialistët dhe tifozët pjesëmarrës në këtë turne shumë prestigjioz. Pas një barazimi spektakolar 4-4, ekipi shqiptar shënoi të gjithë 11 metërshat dhe priti 2 nga 3 gjuajtjet e italianëve dhe kështu meritoi finalen e madhe të turneut.
Fati i vuri futbollistët e vegjël shqiptar përballë një ekipi të madh anglez si QPR të cilët shikoheshin si favoritët kryesore në këtë finale. Por talentët shqiptarë nën drejtimin e një trajneri me shumë perspektivë si Mateo Metaj, ulën me këmbë më tokë gjigantët anglezë dhe dominuan ndeshjen finale. Pjesa e parë u mbyll 2 me 0, me një dominim të plotë. Në pjesën e dytë shqiptarët e Triumph shënuan sërish edhe 2 gola, ndërsa anglezët u mjaftuan me vetëm një gol ngushëllimi në fund të ndeshjes.
Me këtë rezultat ekipi shqiptar Triumph Under 11, u shpall kampion i padiskutueshëm i turneut dhe solli kupen në Tiranë. Kjo është kupa e tretë brenda 4 muajsh për Triumph U11, të cilët në nëntor fituan kupën PAS Janina në Greqi dhe kampionatin e parë të Futsal në fillim të vitit.

4 Komente

  1. a
    aleks

    bravo shqipet e vogla, si ka mundesi qe mediat dhe kazanet shqiptare nuk kane folur fare per keto arritje te ketyre super heronjve te ardhshem shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pjeter

      Kazanet tane te sportit futin turinjte atje ku ka biznes

      Përgjigjjuni
    2. s
      sportist i vjetër

      Janë akoma engjëj prandaj luajnë pastër ,se janë të pandikuar dhe kjo tregon tek e fundit se sa talent fshihet në gjakun shqiptar,që rrugës si ai uji qe del nga burimi e merr pislliqe,fillon të bëhet pis. Dhe pislliqet në sportin shqiptar pas kesaj moshe,janë adoleshenca e vështirë,që vjen nga format e ç’edukimit,te cilat influencojnë negativisht dhe e intimidojnë këtë moshë duke e frustruar aq shumë,sa nuk shpeton dhe talenti me i madh dhe nëse dikush ‘shpëton’ dhe ruan talentin qe e ka çfaqur në moshën si kjo që i bën kampion,gjenden ‘Dukrat’ që s’të falin ,se të presin ‘krahehapur’ ,sa per të ‘lagur pak kostumin’ dhe për ‘të të mësuar’ një tjetër futboll,apo sport,se çdo sport ,për më tepër futbollin ,e kanë kthy në bixhos,ku talentet ‘vdesin’ çdo ditë në vend, duke zëvendesuar lojën me top,me atë me grushta e shqelma,që mbajne larg futbollin dhe sportet nga sportdashesit,por dhe shkaterron sportin shqiptar.

      Përgjigjjuni
      1. g
        goon

        gjigantet e qpr ......ah mero ziu .Qasje province

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje