Festoi me flamurin shqiptar, media serbe kritikon Edon Zhegrovën: Luan për Kosovën

25 Tetor 2024, 10:04Sport TEMA
Festoi me flamurin shqiptar, media serbe kritikon Edon Zhegrovën: Luan

Edon Zhegrova është kryefjala e Champions League.

Eurogoli i tij në minutën e 61 në fitoren e Lille në Madrid me rezultatin 3-1 ndaj Atleticos po bën bujë kudo në botë. Por, media serbe "Kurir" ka sulmuar Zhegrovën për faktin se ai festoi pas ndeshjes me flamurin kuq e zi dhe duke bërë me duar shqiponjën dykrenore.

"Kurir" fyen shtetin e Kosovës duke shkruar se është një shtet i i rremë dhe lakon edhe tre emra të tjerë për gjestin që bënë në dhomat e zhveshjes pas fitores.


“Skuadra franceze fitoi 3-1 dhe pas ndeshjes në rrjetet sociale u shfaq një video skandaloze nga dhomat e zhveshjes. Edon Zhegrova shpalosi flamurin e Shqipërisë dhe vuri një plis në kokë. Ai shoqërohej nga Diakite, David dhe Mukau të cilët ndoqën Zhegrovën duke bërë me duar simbolin e shqiponjës shqiptare. Edon Zhegrova është lojtar i Kosovës për të cilën ka luajtur 40 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola” shkruan "Kurir".

3 Komente

  1. M
    Mira

    po Kosova eshte Shqiperi mor qener pse beni sikur s'e dini?

    Përgjigjjuni
    1. t
      tifozi

      Saktee. Djemte tane gjithmone do festojne me flamurin kuq e zi te Skenderbeut dhe jo me ate pacavuren qe i kane dhene Kosoves per flamur. Kosova eshte krahine e Shqiperise e ndare perdhunisht nga trungu i shtetit ame prej Europes, vite me pare. Shqiptaret e vertete duan bashkimin kombetar dhe njedite me siguri qe do ta arrijne.

      Përgjigjjuni
    2. h
      haha filluan te pellasin Histeriket serb !

      Po Vuqiq buzVici me Flamurin Russ, Luan per Rusine ! Yyyyyyyyyyt rraze shkerdhatash llapaqene te Peshtire . i

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje