Një fundjavë me luhatje për legjionarët tanë që aktivizohen në kampionatet europiane. Në takimet e fundjavës, Elseid Hysaj, Marash Kumbulla dhe Kristjan Asllani qendruan në stol për 90 minuta, pa harruar edhe Armando Brojën i cili në takimin Fulham-Tottenham nuk ishte as në stol, një zgjedhje teknike nga ana e trajnerit Marko Silva.
Aspekti qe shqetëson më tepër është fakti se Marash Kumbulla nuk po ia del të fitojë një fanellë titullari me skuadrën e Sassuolos. Që nga momenti i transferimit, në 7 ndeshje, ka arritur të marrë vetëm 22 minuta lojë. Në takimin kundër Romës, përfunduar 1-0 për kryeqytetasit, Nedim Bajrami hyri në fushë në minutën e 79’, por pa mundur t’i jepte një impakt pozitiv skuadrës së tij. Në La Liga, Granada vazhdon formën negative. Në takimin kundër Mallorca-s, ekipi ku aktivizohet Myrto Uzuni u mund me shifrat 1-0. Sulmuesi beratas si gjithmonë e nisi përballjen nga minuta e parë, por u zëvendësua në të 72-tën.
Lojtari i vetëm që ka shpëtuar legjionarët është Ernest Muci. Sulmuesi i Kombëtares shënoi në takimin Beshiktas-Antalyaspor përfunduar me rezultatin 1-2. Ish-sulmuesi i Tiranës duket se është përshtatur në mënyrën më të mirë të mundshme te skuadra turke, ku është shndërruar menjëherë në titullar dhe protagonist te bardhezinjtë. Në 7 ndeshje, Ernest Muçi ka arritur të shënojë dy gola.
O gazetar leshi çfare do te thote leshonare ne shqip thuhet lojtare Ose futbollistet shqiptare