Tirana fiton derbin e pesë golave ndaj Dinamo City

17 Mars 2024, 19:04Sport TEMA
Tirana fiton derbin e pesë golave ndaj Dinamo City

Tirana triumfoi në derbin ndaj Dinamos më rezultatin 3-2, në sfidën e vlefshme për javën e 28-të në Superiore.

Një përballje spektakolare me pesë gola të shënuar, por në fund ishin bardheblutë ata që fituan.

Ndeshja nisi me Dinamon më kërkuese, por golin e gjeti Tirana.

Në minutën e 7-të, një aksion i rrjedhshëm nga bardheblutë, me Abazajn që asiston në zonë, aty ku Nikqi me kokë nuk fali dhe zhbllokoi sfidën.

Në minutën e 18-të, ishte Latifi që fitoi penallti, të cilën e ktheu vetë në gol.

Dinamo reagoi, duke rrezikuar në disa raste, por nuk ia doli të shënojë, në pjesën e parë.

Në të dytë, ishte Klevi Qefalija, që ngushtoi diferencat në minutën e 69-të, ndërsa 7 minuta më vonë, i shënoi edhe të dytin ish-skuadrës së tij, duke barazuar sfidën.

Megjithatë, baraspesha zgjati shumë pak, pasi në minutën e 79-të, Jonuzi shënoi të tretin për Tiranën, gol që rezultoi vendimtar deri në fund.

Me këtë fitore, Tirana mban vendin e pestë me 39 pikë, ndërsa Dinamo në vendin e gjashtë me 3 pikë më pak.

1 Komente

  1. B
    Barjam Memo STARJE ERSEKË.

    KAMPIONE KËTË SEZON DEL VLLAZNIA.EDHE POS E MORI ME MERITË,DO JA JAPI FEDERATA, ME POLITIKËN. TË MOS HAROJMË,SE VITIN QË VJEN,DO MBAHEN ZGJEDHJET PARLAMENTARE.KA NDODHUR,EDHE HERË TË TJERA. NUK KA MË NDERSHMËRI.PËR JETË ME TY PARTIZAN!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje