Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi në një intervistë në Ora News foli për shortin e EURO 2024 ku Shqipëria u shortua në grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Laçi u shpreh se prisnin një short më të mirë por nuk është një short i pamundur.
‘’Po prisnim një short më të mirë. Është një short i vështirë. Por nuk besoj se është një short që është i pamundur.
Italia nuk është si më përpara por në fund është Italia. Ndoshta jemi një suprizë, nuk i dihet kjo. Është një motivim të japim më shumë.
Kroacia është një ekip luftarak. Besoj se me Kroacinë do bëhet ndeshja e vështirë’’, tha ndër të tjera Laçi.
E para dhe deri ne fund te lojes eshte te mos cani fare bythen fare se me ke losni dhe me pas do t´ju vije te pakten barazimi.Dhe hiqni dore nga nuskat,pasi eshte kampionat europian.
Kete here gjuani ndonje top,mos u beni table qitje si ne Skoder ke gjuajtjet ishin 40 me 0