Gjëndja katastrofike e Kategorisë Superiore: Tre klubet emblematike nuk mbledhin as 200 tifozë në dy stadiume

27 Shkurt 2024, 13:11Sport TEMA
Gjëndja katastrofike e Kategorisë Superiore: Tre klubet emblematike

Tirana, Vllaznia dhe Dinamo ishin dje në fushë për raundin e 25-të në Superligë.

Në stadiumin "Elbasan Arena" Tirana barazoi 1-1 me Laçin, ndërsa në "Niko Dovana" të Durrësit "vendasit" e Dinamos humbën 0-1 me Vllaznisë.

Ajo që binte në sy në këto dy duele ishte qetësia në shkallët e stadiumit, me klubet që në total nuk kishin mbledhur as 200 tifozë.

Veç ndeshjeve që u luajtën në fusha asnjëanëse, edhe formula e garës me "Final Four" bën që interesi i tifozëve të jetë i ultë.

Dinamo këtë sezon ka përdorur si "shtëpi" stadiumin "Niko Dovana" në Durrës, teksa Tirana këtë javë u detyrua të shtegtonte pasi "Air Albania" ishte i zënë dhe "Selman Stërmasi" në gjende jo optimale.

2 Komente

  1. 1
    1 x 2

    Arsyeja e parë dhe e fundit e braktisjes është: KAMPIONAT I KONTROLLUAR DHE I KORRUPTUAR!

    Përgjigjjuni
    1. d
      drini

      Sa te jete Duka i droges ne krye stadjumet do te jene bosh.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje