Para miqësores me Shqipërinë, Suedia zgjedh trajnerin e ri

27 Shkurt 2024, 11:11Sport TEMA
Para miqësores me Shqipërinë, Suedia zgjedh trajnerin e ri

Jon Dahl Tomasson është trajneri i ri i kombëtares suedeze.

Pasi nuk arriti të kualifikohej në Euro 2024, duke ndërprerë një seri pozitive prej gjashtë pjesëmarrjesh radhazi, Suedia zgjodhi të fokusohej te ish-sulmuesi i Milanit, i freskët nga përvojat në krye të Blackburn dhe Malmoe.

Pas qëndrimit të tij në pankinën e Blackburn, Jon Dahl Tomasson pranoi propozimin e federatës suedeze, duke u bërë trajneri i parë i huaj i Suedisë. Objektivi është rikthimi në rrugën e duhur pas dështimit për t'u kualifikuar në Euro 2024, gjë që konfirmoi involucionin e futbollit suedez, i cili po përpiqet të zbatojë një ndryshim të vlefshëm brezash pas lamtumirës së Zlatan Ibrahimovic.

Këto janë fjalët e para të Tomasson si trajner i ri i Suedisë: "Mezi pres të filloj këtë punë të madhe dhe të takoj tifozët, lojtarët dhe sigurisht mediat në Suedi. Dhe të mendoj, të flas dhe të ëndërroj verdheblu”.

I lindur në Kopenhagen, Tomasson ka pasur një karrierë të gjatë si futbollist, me 110 paraqitje dhe 52 gola për kombëtaren daneze. Ai ka përfaqësuar klube si Heerenveen, Newcastle, Feyenoord, Milan, Stuttgart dhe Villarreal.

1 Komente

  1. T
    Tifozi kuq e zi

    110 ndeshje tjetri 52 gola , star , Rei manaj per nje sezon 18 gola , 14 ne kampionat 4 ne kup , silvinjo vrap therrit Rei Manajn , esht sulmusi me i mir i momentit nga sulmuset shqiptar ,

    Lini një Përgjigje