‘Në verë vendos klubi, kushton 15 milionë euro’! Trajneri i Sivasspor: Manajn e duan në Francë, Spanjë dhe disa vende të tjera

26 Shkurt 2024, 13:26Sport TEMA
‘Në verë vendos klubi, kushton 15 milionë euro’!

Me ritëm të frikshëm vijon të shënojë në kampionatin turk Rey Manaj.

Sulmuesi i Sivasspor realizoi golin e tretë në fitoren 4-1 kundër Pendikspor. Madje këtë herë 27-vjeçari bëri një inkursion të vërtetë nga mesi i fushës derisa doli përballë portierit ku u tregua i pagabueshëm. Ky ishte goli i 14 në kampionat për Rey Manajn, aq sa Mauro Icardi i vendit të dytë në listën e golashënuesve.

Gjithashtu në total sulmuesi shqiptar ka realizuar 18 herë këtë sezon, duke përfshirë edhe Kupën.

Pas ndeshjes ka për Manajn ka folur edhe trajneri i Sivaspor, Bulent Uygun, i cili ka zbuluar se sulmuesi shqiptar po kërkohet nga disa klube: “Ka njerëz që e kërkojnë në Francë, Spanjë, Arabinë Saudite dhe Katar. Në përfundim të sezonit klubi do bëjë atë që nevojitet. Sigurisht që është vendosur edhe një çmim, 15 milionë euro. Çdokush e ka një çmim. Të vetmet gjëra që nuk mund të ndryshojnë dhe blihen janë tifozët tanë dhe uniforma e Sivasporit.”

Manaj iu bashkua Sivasspor në gusht si një futbollist i lirë në merkato, ndërsa tani me atë të shqiptarit klubi turk ka mundësinë të mbushë arkat.

Lini një Përgjigje