Histeria e njerzëve të Armando Dukës: Të lumtur që humbëm, nuk ishim aq keq

28 Mars 2023, 10:55Sport TEMA

Histeria e njerzëve të Armando Dukës: Të lumtur që

Pas disfatës së pësuar në ndeshjen e parë kualifikuese të kampionatit Europian, ku Shqipëria u mund nga Polonia me shifrat 1-0, ka plasur një histeri nga njerëzit që rrinë pas presidentit të FSHF-së Armando Dukës.

Gazetarë, trajnerë, komentatorë sportive etj, që e shohin Dukën si mundësi shpëtimi për karrierat e tyre, kanë shprehur në rrjetet sociale një entuziasëm të madh për humbjen e Shqipërisë, duke e “justifikuar” disfatën me argumentin se nuk luajtëm keq.

Në fakt aq keq sa luanim me Rejën nuk ishin, por dhe ndonjë ndeshje mbreslënëse siç po propagandojnë njerëzit e Armando Dukës nuk zhvilluam, ku mjafton të shikojmë pësimin e golit që ishte i shmangshëm nëse do të ishim me vigjilentë.

Në sfidën e mbrëmshme ishin të gjitha mundësitë për të arritur një rezultat pozitiv përballë një Polonie që po kalon një formë të dobët, sërish diçka e tillë nuk ndodhi dhe kjo po mbulohet me një histeri vetëm për të mbrojtur Armando Duken për t’i mbushur mendjen se rëndsi ka që “luajtëm mirë”, ndonse para ndeshjes kreu i FSHF-së e kishte bërë fakt të kryer marrjen e fitores.

 

 

6 Komente

  1. D
    Duke pare ndeshjen mbren ke Klani !

    Nuk mundet te suportoja dot me Brockullat e Qiftit Komentues qe vec Brokullave dhe perkedheljeve te boleve (vezeve Klluk- te prishura) qe perkedhelnin asaj fushe , etj naivitet shqiptare i te parit te botes se futbollit _______ mbylla zerin e ndoqa gjithe ndeshjen pa ze .Nuk suportoheshin dot nastradinat e e kopeshtit me dreke

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Fiks keshtu me ndodhi. Mbylla zerin per te mos degjuar karagjozet qe luteshin te kishin fat lojtaret tane. Vetem per fat flisnin komentatorët e paafte e mediokër.

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qamushi

      Or gazetar pa emer! Te parin ne listen e entuziasteve dhe histerikeve te shijaksit duhet te vendosesh "te gjatin", qe nuk kupton nga futbolli, por ka pare nje Shqiperi dinjitoze dhe premtuese.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Schopenhauer

        Useless!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kot fare

          Nje Poloni shume e dobet dhe nuk morem asgje per cfare loje mburremi?Me Panucin kemi fituar ne Turqi ndeshjen e pare dhe efuria plasi sheshit megjithese miqesore.Te vije kush te doje do te kemi te njejtat probleme sic duket eshte ne gen qe skemi byth jo vetem ne sport.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tifozi plak

            Me Rejan kemi bete te njejtat lojera e te njejtat rezultate.edhe reja pati mungesa boll .mos te harrojme se 40 vjet me pare me nje poloni qe ishte e treta ne bote kemi marre barazim ne poloni.1-0 jemi mundur atehere me lojtare te padale kampionati e nje teainer shqiptar qe merrte 8 mijeleke te vjetra ne muaj 1-0 tani me trainer te huaj qe ka rroge me te madhe se gjithe buxheti i sporteve te republikes .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje