
Tashmë jemi në fazën e çerekfinaleve të Champions League dhe ndeshja e parë e këtij raundi akoma nuk është luajtur. Real Madrid do të ketë përballë në këtë fazë Chelsean, të cilin arriti ta mposhtë dhe sezonin e kaluar.
Ish-portieri dhe legjenda e “Los Blancos”, Iker Casillas ka folur në një intervistë për “DAZN” dhe ka parashikuar se me kë ekip e sheh Real Madridin në finalen e Stambollit. “Kush është në finale me Real Madridin?
Nëse më duhet të analizoj sezonin e deritanishëm, shoh që Napoli është skuadra që ka bërë më mirë. Kështu që un them se ata do të kalojnë në finale.” – u shpreh Casillas.
Lini një Përgjigje