Babai i Granit Xhakës mban fjalim para protestuesve në Hagë: Po tentohet të dënohet historia

3 Prill 2023, 13:24Sport TEMA

Babai i Granit Xhakës mban fjalim para protestuesve në Hagë: Po


Gjykata Speciale ka nisur gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë jashtë saj një numër i madh shqiptarësh nga diaspora, por edhe të tjerë që kanë udhëtuar nga Kosova po protestojnë duke kërkuar drejtësi.

Në mesin e të pranishmeve është edhe Ragip Xhaka, babai i futbollistit të njohur kosovar që luan për Arsenalin, Granit Xhakës.

Ragip Xhaka i cili ishte i burgosur politik gjatë pushtimit serb, ka mbajtur një fjalim para protestuesve ku tha se po synohet të dëmtohet historia.

“Sot këtu jemi për t’u solidarizuar dhe përkrahur vëllezërit tanë. Këtu jemi para një gjykate të padrejtësisë për të ngritur zërin ku po tentohen të gjykohen luftëtarët e lirisë. Të nderuar bashkatdhetar këtu po tentohet të dënohet historia jonë e lavdishme”, ka thënë ai.

Të dielën në Prishtinë është mbajtur një marsh i madh ku është kundërshtuar Gjykata Speciale e cila sot ka nisur gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

1 Komente

  1. K
    Km

    Ate histori po' e denon vete Europa hipokrite.Eshte ajo e para qe nuk do ta njihet Kosoven.Ndryshe -te gjitha shtetet do ta njihnin.Sot Jane 5 vende qe nuk e njohim,por ngushellojne Serbine per humbjen.Komisioner i jashtem i BE ,Cife Burreli,nga nje vend qe nuk njeh Kosoven.A e njeh ai vete Kosoven e pavarur?Jo,ndryshe nuk do i ferkonte koken serbise ,Duke luajtur me tryeza bisedimesh,me asocacione Serbe.Le te behet nje provokim shqiptar:-te kerkohet asocim i shqiptareve ne Ballkan.Nje komb i ndare cope cope nga vete Europa. Europa e ndjen pergjegjesine?Jo .Ndryshe do te njihet Kosoven e pavarur,do te njihet nje vendim te gjukates- europiane qe e Sheh legjitime shpalljen e pavarsise se kosoves.Ka ardhe koha qe gjerat duhen thene hapur.Te gjukohet Vendimi Europiane per coprimin e trojeve shqiptare.Para europea se bashkuat,ose bashke me te,ne Shqiptaret duhet te kerkojne Shqiperine e bashkuat ne kufij etnike .Nuk Ka pse te kemi frike apo ndrojtje .Te thuhen gjerat hapur.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje