Nuk ia dolën të kualifikohesh nga fusha për në Botëror, por Italia po luan edhe kartën e fundit, atë politike, për të qenë pjesë e “FIFA2026”. Financial Time vjen me një version që po bën jo pak shumë, ku sipas medias prestigjioze, Pauolo Zampolli, i dërguar special i Donald Trump i ka kërkuar FIFA-s që të zëvendësojë Iranin me Italinë në Botërorin që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë:
“Konfirmoj se i kam sugjeruar si Trump ashtu edhe Infantinos që të zëvendësojnë Iranin me Italinë në Botëror. Do të ishte fantastike të shihnim Italinë, 4 herë fituese e Botërorit, në FIFA2026”, u shpreh Zampolli në një intervistë për Financial Time.
Paolo Zampolli nuk është një emër i panjohur, përkundrazi, është një personazh me një influencë shumë të lartë, një biznesmen shumë pranë Donald Trump. Të gjithë karrierën e tij e ka kaluar mes modës dhe pasurive të paluajtshme, njihet gjithashtu edhe si njeri u cili solli Melania Trump në shoqërinë newyorkese në vitet 90.
Kjo kërkesë e tij, lexohet nga mediat si një përpjekje për të afruar Giorgia Meloni sërish me Donald Trump, por kjo është një kërkesë e pa bazë, dhe ka shumë pak gjasa që të ndodhë, për më tepër që Irani është shprehur gati për të qenë prezent në Botëror, por fillimisht kërkojnë garanci nga vendi organizator, SHBA.
Sipas mediave, Irani do të zhvillojë fazën përgatitore në Turqi, në Antalya, por mbetet për t’u parë se si do të vijojë situata politike këtë periudhë.
Po nuk bëhet me miq kjo punë, o italianë. Ka një rregullore që nuk mund të shkelet..... . Nëse Irani nuk mer pjesë, zëvendësohet me skuadrën më të mirë nga kontinenti I Azisë........ Sepse janë përcaktuar numrat e skuadrave. Sa do të ketë secili kontinent........ . Ndryshe nëse do të bëhet ashtu siç do politika, atëherë do të ketë shumë të papritura, deri në revolta dhe bojkote të tjera........ . Kështuqë do të zbatohet ligji, rregullorja.
Lajmi nuk është i plotë sepse propozimin e bëri Zampolli që është bashkëpuntor i Trampit ,dhe nuk e ka autorizuar asnjë njeri. Drejtuesit e sportit dhe istitucioneve Qeveritare Italiane e refuzuan kategorikisht këtë hipotezë qoftë për mungesë morali gjeopolitik duke grabitur një vend në luftë si Irani,dhe më e rëndësishmja ruajtja e dinjitetit sportiv historik.Duke qenë se nuk fituan në fushë,nuk do fitojnë me idetë e këtij personaxhi që kërkon vizibilitet. Po si shqiperi që është mjafton çdo shpifje për të shpikur lajme fake.
Trump mori "çmimin e paqes" nga Infantino kështu që nuk do të ishte çudi që nesër, pasnesër të shpërblejë duke lëshuar një dekret presidencial përfaqësuesen italiane si e ftuar speciale në Kampionatin Botëror. Dikush mund të thotë se "nuk e lejon rregullorja". Ndoshta, por për Trump asgjë nuk është e pamundur për të anashkaluar rregullat duke mos lejuar Iranin dhe propozuar Italinë kur së shpejti siç dihet janë edhe zgjedhjet e Mesme dhe amerikanët e shumtë me rrënjë italiane mund tja shpërblejnë me votën e tyre.
Turp për Italinë të shpresoj të marrë pjesë në kampionatin botëror vetëm nëse nuk merr pjesë Irani. Kurrë nuk mund të ngresh lumturinë tënde mbi fatkeqësinë e tjetrit! Për sa kohë në kampionatin italian do sundojë mafja dhe jo pastërtia e rezultateve, kur edhe kujdesi për stadiumet ka ngelur si në shekullin e kaluar, mos prit gjë të hajrit. Kampionati italian është më poshtë edhe se Championship i Anglisë, ku skuadrat luajnë nëpër stadiume që ke kënaqësi ti shikosh.
Me mire mos u fut hic se te hysh si mut duke marre vendin e shtetit tjeter ne lufte
Hahahahah....pleq te rrjedhur!
Çfarë figure?! Kur nuk futesh dot me meritë, duke zbatuar rregullat e barabarta për të gjithë, shfrytëzon intrigat dhe inteigantët.
Asnjë ent shtetëror apo sportiv italian , nuk ka kërkuar të shkojë përfaqësuesja italiane e futbollit në kampionatin botëror , në vënd të Iranit . Personi që ka shfaqur këtë mendim , është një biznesmen i fuqishëm italian në SHBA , mik i ngushtë I Trumpit dhe ka vepruar thjesht si tifoz italian , pa asnjë marrveshje me institucionet sportive italiane . Megjithatë , nëqoftëse hapet një një vend në botërorin e ardhshëm , ky vënd i takon Italisë , si vëndi i eliminuar me ratingun më të lartë në pikë se gjithë të tjerët . Eshtë e para në klasifikimin global të FIFA-s , nga skuadrat e eliminuara . Ndërkohë, specialistët e futbollit italian , janë shprehur kundër kësaj pjesëmarrje , që ngjan si lëmoshë dhe që Italia nuk ka për t'a pranuar .
turp per italine qe zhgaravitet ,vite me pare as qe behej fjale ,italia eshte bloz ne futboll ne keto momente ,s kane me as talente as golashenues