Ka shënuar 8 gola këtë sezon në Angli, Mehmeti: Të gjithë e dinë që dua më shumë

31 Dhjetor 2024, 13:11Sport TEMA
Ka shënuar 8 gola këtë sezon në Angli, Mehmeti: Të

Anis Mehmeti po kalon sezonin më të mirë të karrierës që kur iu bashkua skuadrës së Bristol në Championship, teksa ka shënuar 8 gola në 23 ndeshje me këtë klub. Por futbollisti shqiptar kërkon që të vazhdojë të jetë protagonist absolut edhe në vijimin e sezonit, me objektivin e qartë të pjesëmarrjes në play-off për ngjitjen në Premier Ligë.

Duke folur pas fitores 3-0 ndaj Portsmuth ku ai shënoi dy gola në pjesën e parë të ndeshjes, Mehmeti nuk fshehu ambiciet e tij.

“Është gjithnjë mirë kur je në shtëpi dhe fiton ndeshje, janë dy radhazi, jem të gëzuar dhe e mbyllem mirë vitin.

8 gola të shënuar? Unë e di se sa shpejt gjërat mund të ndryshojnë, ndaj jam i fokusur te ndeshja e radhës, Mund të kisha shënuar 3 apo 4 sot. Qartësisht, jam i lumtur, por të gjithë e dinë që kërkoj më shumë.

Po e bëjmë këtë stadium një fushë të vështirë për këdo me mbështetjen e tifozëve. Ecuria në fushën tonë ka qenë e mirë, por duhet të jemi mirë edhe jashtë saj që të shkojmë në zonën play-off”, tha Mehmeti.

1 Komente

  1. b
    ben

    Ka shenuar 8 gola ne ... kategorine e trete ne Angli.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje