“Kam 5 javë te Partizani, por më duken si të jenë 5 vite”! Skënder Gega: U hodh shumë mjegull pas Egnatias, pas 3 ditësh ndryshon opinioni

27 Prill 2025, 18:58Sport TEMA
“Kam 5 javë te Partizani, por më duken si të jenë 5

Sot është mbyllur java e rregullt e Superiores. Tirana ka shpëtuar dhe do të jetë në Play Out, për të mos rënë direkt nga Superiorja pas 36 javëve. Bardheblutë kanë bërë sot detyrën duke fituar 0-2 ndaj Dinamos dhe do të presin fituesin e Pogradeci-Besa për t’u përballur për biletën e Superiores në sezonin tjetër.  

Partizani ka fituar 2-0 ndaj Elbasanit për të marrë biletën e Europës dhe Final Four. Elbasani vinte i avantazhuar në këtë takim pasi i mjaftonte edhe barazimi, por ekipi i Skënder Gegës ka fituar bindshëm dhe me paraqitjen në fushë, për të qenë pjesë e Final Four. Një rezultat që merr shumë vëmendje ai i Skënderbeu-Bylis, 1-2, teksa me këtë fitore ballshiotët shpëtojnë, por hedhin korçarët në Kategorinë e Parë.

Skënder Gega: “Këto pesë javë te Partizani ka qenë si 5 vite. Shumë presion, jo nga drejtuesit, por nga përgjegjësia te Partizani. E mora në një situatë të tillë. Jam shumë i lumtur për lojtarët, për klubin, për tifozët, prandaj jam këtu. Misioni vazhdon, por tani jemi më të qetë. Jam i lumtur dhe falenderues për të gjithë ata që besuan, Gaz Demi që më thirri në një moment që nuk i thoja dot jo, thjesht kisha ato dilemat e mia nëse do ia dilnim apo jo. Ky është futbolli, për 3 ditë ndryshon opinioni për mua, për lojtarët, pas 3 ditësh do të ndryshojë prapë. Për ndeshjen ndaj Egnatias u hodh shumë mjegull, nuk është cdo gjë e errët, ne bëmë mirë deri te ai goli i pësuar. Morëm anën e mirë të asaj ndeshje dhe e rritëm. Nuk është merita ime, lojtarët e dërguan Partizani deri këtu”. 

1 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Je me i miri si trajner e si njeri. Me ate ekip arrite maksimumin. Tani nuk kerkojme me shume se ate ekip ke. Mendo per te ardhmen. Te admiroj kur luaje me Partizanin dhe Kombetaren. Ishe nje postbllok i vertete. Ty mor mik dhe ne intervista te flet zemra se e ke ne koke dhe jo buzet dhe xhepi, si shume syresh... Po them dhe nje shprehje qe kam per tropojanet. Atje nuk ka njerez mesatare. Atje ka ose te mire shume, ose te poshter shume. Skenderi eshte ne grupin e pare. Per shkak te punes kam njohur mjaft njerez te mrekullueshem nga Tropoja. O Zot ishte nje Sejdin Vidrica qe dhe sot e mba gjithe Shkodra ne goje ate burre flori...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje