Tirana mposht Dinamon dhe shkon në play-out, Partizani në 'Final 4'! Skënderbeu dhe Laçi rrëzohen zyrtarisht nga Superliga

27 Prill 2025, 17:31Sport TEMA

Tirana mposht Dinamon dhe shkon në play-out, Partizani në 'Final

Superliga shqiptare e futbollit ka mbyllur sezonin e rregullt 2024-25, me disa verdikte që u vendosën të dielën e 27 prillit.

Raundi i 36-të dhe i fundit u zhvillua me pesë ndeshjet që filluan në orën 15:30.


Në bazë të rezultateve në fushë, Skënderbeu dhe Laçi sezonin e ri do luajnë në Kategorinë e Parë, ndërsa Tirana ka edhe një shans për të mbijetuar pasi e mbylli sezonin në vendin e tetë (play-out).

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani do garojnë në "Final 4", mini-turneun që do vendos edhe skuadrën që do shpallet kampion për këtë sezon.

Superliga shqiptare e futbollit, raundi 36-të (i fundit):

E diel, 27 prill 2025 - 15:30


Dinamo 0-2 Tirana (në Rrogozhinë)

Partizani 2-0 AF Elbasani

Skënderbeu 1-2 Bylis

Teuta 2-1 Egnatia

Vllaznia 1-1 Laçi

RENDITJA

Tirana mposht Dinamon dhe shkon në play-out, Partizani në 'Final

5 Komente

  1. k
    koci

    karagjozi shkembi te pakten te mos mburet sot si ka bere gjitbmone dhe kur mundej.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Irroshi

      Turp për presidencën e klubit Skënderbeu. E shkatërruan klubin duke e shtrydhur deri në koskë të gjitha financat e tij. Turp, turp.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Opionisti

        Superiga 2025_2026do jete 12 skuadra ose 16 skuadra egnatja partizani elbasani vllaznia tirana flamutari dinamo vora besa ballshi teuta apolloniapograci lushnja kastrioti laci laci mund te luaj tek me kukesi

        Përgjigjjuni
        1. M
          Morava

          Po kjo ndeshja e Tiranës me Dinamon si ishte o ruajtës së ndershmërisë së garës?Vetëm për Korçën e thatë se “ishte rezultat i pritshëm” ,ai me Dinamon, kurse ky i sotmi as që diskutphet që ishte i ndershëm.Palaço!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sefer Daja

            Ke të drejtë o Morava! Un jam tifoz i Tironës, po për hir të të vërtetës, ky kampionat( sidomos faza e fundit, prodhoi mjaft rezultate të çuditshme:( fitorja e Tironës me Dinamon " ngjan" me fitoren e Skënderbeut po me Dinamon, me fitoren e Bylisit me Partizonin etj etj!!! Por e keqja osht se Skënderbeu e pati fatin në duart e veta: mjafton të fitonte me Bylisin dhe kaq!!! Dhe po të binte Tirona ime( akoma nuk e ka siguruar qëndrimin), nuk do më vinte keq për këtë derexhe ku osh katandis, sepse dhe Tirona mjafton të fitonte me Teutën ( ose Bylisin), dhe ish e shpëtuar!!! Këto rezultate " toleruese", i krijon skema e dështuar e " Final 4", ku 4 ekipet e para bon tolerime pa hesap!° Duhet ndryshim i skemës! E kam thënë se do ish mo mir skema klasike ose dhe më e mir akoma : 12 skuadra me 2 faza. Pastaj 6 të parat për titullin ose Europën, dhe 6 te tjerat për rënien nga kategoria, ku 2 të bien direkt, dhe 2 të tjerat të ndeshen me vendin 3-4 të kategorisë së parë! (Në përfundim të dy fazave të para , mund të shikohet dhe përgjysmimi i pikëve, por jo zerimi i tyre!) Po ashtu, nëse 2 vendet e para kan nr të barabartë pikësh, kampion të shpallet kush ka golavarazhin e përgjithshëm më të mirë( jo ndeshjet dhe golavarazhi midis tyre)! Kjo do ti jepte prioritet shënimit më të shumtë të golave duke prodhuar futboll më sulmues!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje