“Kategoria Superiore” hyn në fazën vendimtare, përcaktohet kalendari i ndeshjeve në “Final 4”

11 Maj 2026, 10:40Sport TEMA
“Kategoria Superiore” hyn në fazën vendimtare,

Pas përfundimit të fazës së rregullt të kampionatit “Kategoria Superiore” dhe zyrtarizimit të katër skuadrave pjesëmarrëse në “Final 4”, është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve për fazën “Final 4”, bazuar në renditjen përfundimtare të ekipeve në kampionat.

Në përputhje me rregulloren e garës, pikët e grumbulluara gjatë sezonit të rregullt do të përgjysmohen, duke u llogaritur me vlerën më të ulët. Në total, në fazën “Final 4” do të zhvillohen gjashtë ndeshje, që do të përcaktojnë ekipin kampion të sezonit.

Renditja përfundimtare e skuadrave në këtë fazë sipas rregullores do të jetë si më poshtë:


Kalendari i ndeshjeve të Final 4:

Vllaznia vs Dinamo City, 16.05.2026 19:00

Elbasani vs Egnatia, 17.05.2026 19:00

Vllaznia vs Egnatia, 23.05.2026 19:00

Elbasani vs Dinamo City, 24.05.2026 19:00

Egnatia vs Dinamo City, 29.05.2026 19:00

Vllaznia vs Elbasani, 31.05.2026 19:00

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 16–31 maj 2026, duke garantuar një organizim maksimal dhe standarde të larta për fazën më të rëndësishme të sezonit.

3 Komente

  1. T
    Tifozi

    Keto jane marrezi alla shqiptare ! Lum ne per kete federate me keto “shpikje” te bosit Armando .

    Përgjigjjuni
    1. K
      KROI MBRETIT

      Turp boteror .Te ndryshoje formula.Kush del i pari me pik eshte fitues i kampionatit.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alfredi

        Sigurisht. Pas final 4, nqs dy ekipe dalin me pike te barabarta, atehere fituesi i kampionatit duhet te jete ekipi qe e ka mbyllur kampionatin me me shume pike.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje