Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtetin turk. Galatasaray është në krye të renditjes së klasifikimit në kampionatin vendas teksa udhëheq me 5 pikë kundrejt rivalëve të përjetshëm të Fenerbahçe.
Klubi verdhekuq solli në Stamboll shumë emra interesantë si: Icardi,Torreira,Mertens, Sergio Oliviera apo edhe Zaniolo.
Ky i fundit zbarkoi në Turqi në merkaton e dimrit. Italiani kaloi nga Roma te Galatasaray për shifrën e 30 mln eurove.
Falë paraqitjeve të mira por edhe sjelljes së mirë, që italiani ka shfaqur në Stamboll, kanë rënë në sy letra e zv.presidentit të klubit, Erden Timur, drejtuar familjes së 23 -vjeçarit.
“Faleminderit që keni rritur që keni rritur e edukuar një njeri si Nicolo”-mbyll letrën drejtuesi i klubit.
Një falënderim përmes rrjeteve sociale erdhi dhe nga nëna e futbollistit.
“Ju falënderoj personalisht dhe klubit të Galatasaray, që ka kuptuar se cili është djali im. Roli i prindit është i vështirë, por ju si klub na e keni bërë punën tonë akoma e më të lehtë”, shtoi nëna e Nicolo Zaniolo.
Këto fjalë të nënës së lojtarit shprehin qartë arsyet e largimit të Zaniolos nga kryeqyteti i përjetshëm, të cilat ishin mosmarrëveshjet me klubin dhe protestat e mesazhet negative nga ana e tifozëve të Romës.
Shikoni mamin si i ben buzet sikur po thith ndonje kar, hajde mami pa breke hajde.