Milani gati për revolucion, 5 emra të rinj në listën e kuqezinjve

13 Maj 2023, 10:49Sport TEMA

Milani gati për revolucion, 5 emra të rinj në listën e

Një vit më parë u shpall kampion të Italisë, por këtë sezon Milani rrezikon të mbetet edhe jashtë zonës Champions, pasi aktualisht mban vendin e pestë dhe është thuajse i eliminuar nga gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.

Kuqezinjtë kanë vuajtur jo pak organikën e cunguar, teksa drejtuesit për sezonin e ardhshëm janë duke planifikuar një revolucion në skuadër, me plot 5 emra të rinj që do të synojnë t’i sjellin në dispozicion të Piolit.

Alvaro Morata është një nga objektivat kryesorë të kuqezinjve, që shohin sulmuesin spanjoll si të duhurin për ta afruar, duke qenë se ka eksperiencë në Itali dhe në nivele ndërkombëtare.

Sulmuesi tjetër është Marko Arnautoviç, lojtari i kombëtares austriake është emri i dytë për repartin e sulmit milanez. Arnautoviç ka pasur eksperienca në Angli, Gjermani apo edhe Itali, madje në moshë të re ka qenë pjesë e Interit të Mourinhos.

Në repartin e mesfushës dëshira e madhe është Ezequiel Palacios, lojtari i Bayer Leverkusen dhe kombëtares argjentinase. Së fundmi lojtari ishte pjesëmarrës edhe në “Qatar 2022”, ku u kurorëzua kampion bote me kombëtaren “Albiçeleste”.

Dy emrat të cilët mbyllin listën e “Kuqezinjve” janë dy mesfushorët e Chelsea, Carney Chukwuemeka dhe Ruben Loftus-Cheek. Të dy lojtarët nuk po gjejnë hapësira në skemën e Lampard dhe mbingarkesa në organikë në stolin e Chelsea-t, sjell dëshirën e drejtuesve të nxjerrin në merkato këta dy futbollistë.

Lini një Përgjigje