Manaj “bën namin” në Turqi, sulmuesi kuqezi gjen dopietën e radhës pas Andorrës

29 Mars 2025, 13:00Sport TEMA
Manaj “bën namin” në Turqi, sulmuesi kuqezi gjen

Rey Manaj po e dëshmon çdo ditë e më shumë se është një bomber i vërterë. Pas dopietës me Kombëtaren shqiptare ndaj Andorrës, sulmuesi 28-vjeçar bëhet protagonist me Sivasspor.

Manaj ka arritur të realizojë dy gola sërish brenda 5 minutash në sfidën ndaj Adana Demirspor. Golin e parë e shënoi në minutën e 13-të, të dytin në minutën e 18-të.

Aktualisht është ende duke u zhvilluar pjesa e parë e takimit Sivasspor-Adana Demirspor. Manaj tashmë arriti në kuotën e 10 golave këtë sezon në Superligën e Turqisë. 

1 Komente

  1. E
    Edi

    Manaj nje ish-interist si lojtar ne kohen e Manchinit! Ka cilesi pa dyshim!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje