Media prestigjoze italiane: Ardian Ismajli është mbrojtësi më i mirë deri më tani në Serinë A

7 Nëntor 2024, 19:00Sport TEMA
Media prestigjoze italiane: Ardian Ismajli është mbrojtësi

Ardian Ismajli është duke bërë një sezon fantastik në Serinë A. Futbollisti shqiptar ka marrë vlerësime të larta në çdo ndeshje, teksa është kthyer në një mur të pakalueshëm te Empoli. 

Ndodh shpesh që sulmuesi kundërshtar kur luan kundër Empolit, të jetë lojtari më i dobët në fushë dhe të ndërrohet nga trajneri.

E gjitha kjo falë performancave fantastike të Ismajlit. Tuttomercatoëeb ka ardhur së fundmi me një shkrim, ku thuhet:

 “Deri tani në kampionat, Ardian Ismajli është mbrojtësi më i mirë në gjithë Serinë A”. 

Kjo i referohet notave të dhëna nga media italiane për çdo ndeshje në këtë sezon, ndërsa i vetmi që e ndjek me të njëjtin hap është Di Marco i Interit. /Sport Ekspres/

1 Komente

  1. i
    i drejti

    Nëse kjo është e vërtetë ,ose gazetarët e kanë gabim,ose Silvinjo nuk është trajner.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje