“Meritonim të shkonim në Botëror”, Mancini: Nëse lojtarët shqiptar nuk do ishin të mirë, s’do luanin në Serie A

15 Nëntor 2022, 20:01Sport TEMA

“Meritonim të shkonim në Botëror”, Mancini: Nëse

Shqipëria do të përballet me Italinë ditën e nesërme në orën 20:45 në stadiumin Air Albania. Miqësorja e luksit pritet me shumë interes teksa biletat janë shitur të gjitha dhe në Air Albania, plot 22 mijë tifozë do të ndjekin supersfidën. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, foli trajneri i Italisë, Mancini.

Ndeshja – Do të jetë një muaj i vështirë, sapo ka filluar. Mes trishtimit që ndjejmë në këto momente, ndeshjet duhet të luhen. Ka gjëra që duhen parë dhe vlerësuar. Ka aspekte që mund të jenë të vlefshme për në nga Marsi e më tutje. Edhe nëse nuk ka vlerë, ne duhet të provojmë lojtarë të rinj dhe dicka me skemat.

Chiesa dhe Zaniolo janë kthyer. Pse nuk është thirrur Kean? – Jemi të kënaqur që Chiesa është kthyer. Ai ka nevojë të rimarrë formën e tij. Zaniolo është lojtar i rëndësishëm për ne. Mund të na japi shumë dhe ai do të përmirësohet nbë të gjitha aspektet. Kean ka qenë me në shumë herë, nëse vazhdon të shënojë do të kthehet përsëri.

Cili bie në sy më shumë nga futbollsitët shqiptar në Serie A? – Janë të gjithë të mirë, ndryshe nuk do luanin në Serie A.

Eksperienca e këtyre ditëve? – E kam përjetuar keq që nga marsi. Meritonim të shkonim por ky është futbolli, pas një kënaqësie shumë të madhe vjen një zhgënjim. Botërori pa Italinë ëshët ndryshe. Duhet të punojmë në mënyrën e duhur që të mos përsëritet më.

A presim dicka ndryshe taktikisht? – Duke parë kualitetet e Zaniolos, mesfusha do të ishte një pozitë e mirë për të por ai luan shpesh edhe në krah. Sa për skemën, nuk e di, kemi ndryshuar disi në dy sfidat e fundit për të parë nëse marrin ndonjë avantazh. Lojtarët tanë luajnë shumë formacione.

Lini një Përgjigje