Merr jetë ekipi i qeverisë “Dyrrah City”, 60 trajnerë leksione nga ekspertët e Man. Cityt

22 Shkurt 2024, 17:40Sport TEMA
Merr jetë ekipi i qeverisë “Dyrrah City”, 60 trajnerë

Ka nisur zyrtarisht puna në terren e projektit të Manchester Cityt për Shqipërinë. Përmes akademisë së ‘Dyrrah Cityt’, e krijuar dhe mbështetur nga qeveria shqiptare, dy trajnerë të klubit anglez si Andy Smith dhe Gavin Rhodes, zhvilluan sot një praktikë me rreth 60 trajnerë të ekipeve të moshave të Tiranës. Fillimisht teori dhe më pas në praktikë, ku trajnerët shqiptarë patën mundësi të shihnin në mënyrë demonstrative stërvitjen që kryen një prej klubeve më të mëdha në botë.

 


“Do ti japim mundësinë publikut, fëmijëve dhe lojtarëve të zonës së Tiranës, Durrësit dhe më gjërë të stërviten, ta provojnë me trajnerët e Manchester Cityt në muajt në vijim. Besoj është një dhuratë e bukur për të gjithë ata që kanë pasion futbollin. Do citoja njërin nga trajnerët i cili sot kur mbajti fjalin tha se në të Manchester Cityt krenohemi me Phil Foden si flamurin tonë dhe mezi po presim të zbulojmë Phil Fodenin shqiptar,”-u shpreh Gjergj Ndoci, administrator i akademisë "Dyrrah City Football Academy".

Manchester City përmes akademisë ‘Dyrrah City’, me këtë praktikë në “Shtëpinë e Futbollit” për trajnerët, zgjodhi fillimisht ti shërbente futbollit dhe fëmijëve shqiptarë dhe jo interesave të përbashkëta në vendin tonë.

 


“Për të sjellë akademinë City nuk ka qenë e lehtë, por e bërë e mundur nga Durrës Marinë, mbështetës dhe investitorë bashkë me shtetin shqiptar. Vendimtare ishte dëshira e shtetit shqiptar për ti dhënë diçka të bukur për fëmijët dhe të rinjtë. Këtë nuk do e bënim dot pa FSHF-në,”-tha Endri Hoxha, zv/ministër i Arsimit dhe Sportit.

“Është një risi ardhja e Manchester Cityt në Shqipëri, që do ti shërbejë shumë zhvillimit të futbollit. Federata është e hapur dhe do mbështesë të gjitha bashkpunimet me këdo akademi, sidomos të këtyre niveleve,”-deklaroi Ilir Shulku, sekretar i përgjithshëm i FSHF-së.

 


Kontributi i Manchester Cityt në Tiranë është iniciativë e kryeministrit Rama, ndërsa akademia ‘Dyrrah City’ nën administrimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, do të nisë sezonin në shtator. Ajo do ketë disa ekipe moshash deri tek U-19 dhe qëllimi kryesor është që talented shqiptare ti bashkohen këtij klubi gjigand.

Lini një Përgjigje