Champions League: Napoli mban barazimin ndaj Barcelonës, Porto befason Arsenalin në “frymën e fundit”

21 Shkurt 2024, 22:57Sport TEMA
Champions League: Napoli mban barazimin ndaj Barcelonës, Porto befason

Kanë përfunduar sfidat e radhës të vlefshme për 1/16 të Champions League.

Napoli dhe Barcelona janë ndarë në barazimin 1-1 në “Maradona Stadio”.

Të parët që kaluan në avantazh ishin spanjollët, ku në minutën e 60’ ishte Lewandowski që shënoi.

Goli i barazimit erdhi nga Victor Osimhen në minutën e 75’ duke bërë që stadiumi të shpërthejë në festë.

Ndeshja ishte pothuajse e barabartë dhe tepër e luftuar nga të dyja skuadrat.

Nga ana tjetër, Porto ka mposhtur Arsenalin 1-0, me portugezët të cilët kanë gjetur golin në minutën e 94′ falë Galeno

Lini një Përgjigje