Mesfushori largohet nga Austria, do të luajë për Kosovën

28 Tetor 2024, 18:30Sport TEMA
Mesfushori largohet nga Austria, do të luajë për Kosovën

Vesel Demaku, është lojtari i radhës që ka vendosur të përfaqësojë Kosovën.

Mesfushori ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Austrisë, deri tek U-21, ndërsa  ka zgjedhur të bëhet pjesë e “dardanëve”.


Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili u shfaq i lumtur për këtë vendim të lojtarit.

Në rang klubesh, Demaku është pjesë e skuadrës së Atlach në Austri, aty ku këtë sezon ka luajtur për 10 ndeshje.


24-vjeçari ka dalë nga të rinjtë e Rapidit, ndërsa ka luajtur edhe me Austria Vienë, Sturm Graz dhe Klagenfurt.

Demaku shihet si një afrim i rëndësishëm për Kosovën në mesfushë, në një repart ku janë bërë lëvizje të shumta në ndeshjet e fundit.

Lini një Përgjigje