Tirana ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme sot me një fitore 3-1 përballë Skënderbeut në “Selman Stërmasi”.
Korçarët bënë befasinë në startin e ndeshjes duke gjetur shpejt avantazhin me Nikajn dhe duke ia bërë punën më të vështirë bardhebluve të cilëve iu desh kohë që të reagonin.
Përballë miqve të rreshtuar mirë në mbrojtje, barazimi erdhi vetëm në minutat e fundit, kur Kaina me kokë mposhti portierin Alia.
Në pjesën e dytë, sfida ishte e hapur dhe të dy palët patën mundësi për të shënuar. Por në fund ai që zgjidhi ndeshjen ishte Qefalija, i cili me një gjuajtje të devijuar mposhti për herë të dytë portierin e korçarëve. Në shtesën e sfidës, me korçarët në sulm, Hasani gjeti hapësirën për të shënuar edhe golin e rezultatit 3-1 duke vulosur fatin e ndeshjes.
Kështu, Tirana ndal kryesuesit dhe u merr vendin e parë, duke qenë pak më e qetë pas hapit të gabuar në javën e dytë në Durrës.
Lini një Përgjigje