“Ndeshje pa ritëm”, Bogdani nuk kursen kritikat për Shqipërinë: Pa dëshirë, pritja më shumë

4 Shtator 2025, 20:46Sport TEMA
“Ndeshje pa ritëm”, Bogdani nuk kursen kritikat për

Erjon Bogdani ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitjet e Kombëtares shqiptare përballë Gjibraltarit, përtej fitores 1-0 të kuqezinjve.

“Për mendimin tim ishte një ndeshje ku e mira ishte që shumë të rinj bënë praninë e parë në Kombëtare. Por pas kësaj ishte një ndeshje pa ritëm, qarkullim topi, ngadalë, pa gjuajtje në portë, pa dëshirë dhe nuk e di.

Ishte një ndeshje për t’u bërë, nuk është se shërbeu shumë për ndeshjen e ardhshme, mendoj se  mendoj se e ardhmja duhet të jetë komplet ndryshe. Se nëse nuk vendos dëshirën në fushë, qarkullimin e shpejtë, pasi vertikal apo sulmues e mesfushorë që sulmojnë portën.

Ishte ndeshje komplet pa ritëm. Lojtari që tregoi veten në pjesën e parë ishte Berisha me ato dy gjuajtje, me një ekip kaq larg në renditje. Duke parë futbollistët që aktivizoi Gjibraltari e luajtën me të rinj në moshë, për mendimin tim pritja më shumë aksione, gjuajtje në portë, edhe gola e performancë më të mirë”, tha Bogdani  pas ndeshjes.

Lini një Përgjigje