Ardian Ismajli do të luajë dy ndeshjet e fundit në këtë sezon në Serinë A me Empolin dhe pastaj do i japë lamtumirën klubit të Serisë A. Kontrata e mbrojtësit me klubin përfundon në qershor dhe sipas të gjitha gjasave, nuk do të ketë vazhdimësi në bashkëpunimin mes tyre.
Kësisoj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është në kërkim të një sistemimi të ri për të ardhmen dhe një nga hipotezat që ishte shfaqur shpesh në media ishte ajo e Napolit. Tashmë në mediat italiane raportohet se ka qenë Ismajli ai i cili nëpërmjet ndërmjetësve në periudhën e fundit i është vetëofruar napolitanëve.
Por këta të fundit, të përqendruar në luftën për titull, kanë lënë gjithçka në pritje sa i përket planeve të merkatos për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, profili i Ismajlit për momentin nuk duket ai i preferuari nga trajneri Konte, ndaj nuk pritet që për mbrojtësin shqiptar të ketë një përgjigje pozitive së shpejti.
O kurva gazetare te temes ka 4 dite qe Barca ka fituar titullin dhe asnje artikull informues per lexuesin e apasionuar te sportit. O kurva dashnore te pordhes portugeze jini realist lerini menjane simpatite dhe tregohuni Profesional. Ne rubriken te vecanta nga sporti shkruani cfare te doni per dashnorin tuaj qe po shkon drejt 1000 golave dhe nje mut trofeve por pasqyroni te rejat qe ndodhin ne sport vecanerisht ne futboll. Mire o bythqira?
Shum i eger Anti ,shum i eger !