Nga Dinamo drejt majës së botës, Zlatko Dalic ‘përjeton’ edhe një herë… Shqipërinë

3 Dhjetor 2023, 14:16Sport TEMA
Nga Dinamo drejt majës së botës, Zlatko Dalic

Trajneri aktual i Kroacisë, Zlatko Dalic është një emër i njohur në Shqipëri. 57 vjeçari në sezonin 2008-09 dhe konkretisht nga 1 korriku 2008 deri në 8 gusht 2009 ka drejtuar Dinamon në Shqipëri. Me “Blutë” Dalic ka fituar trofeun e Superkupës së Shqipërisë, teksa në karrierë regjiston vetëm tre trofe.

Me Dinamon atë sezon Dalic ka bërë paraqitje të mira, ndërsa fitues të Superligës atë sezon u shpallën kryeqytetasit e Tiranës. Veç ligës në Shqipëri, Dalic e drejtoi Dinamon në dy ndeshjet europaine me Lahtin. Sfida e Parë u humb nga Dinamo 4-1, teksa e dyta në “Qemal Stafa” u fitua 2-0 nga Blutë që nuk siguruan dot kualifikimi.

Pikëisht ditën e djeshme u hodh shorti për fazën finale të Euro 2024. Goglat rezervuar një grup “ferri” për kombëtaren shqiptare, teksa në grup u shortua me Spanjë, Kroacinë dhe Italinë. Në këtë mënyrë Dalic ka mundësinë të taakohet sërish me shqiptarët.

Më 19 qershor 2024 do të vihet përballë kuqezinjve tanë, ndërsa do të dëgjojë të flasë sërish “shqip”, ku me siguri një sërë kujtimesh do të vijnë në mendje. Nga Dinamo, trajnerinkroat ka nisur të zgjisë shkallët e karrierës, teksa tashmë do t’i duhet të përjetojë edhe një herë tjetër Shqipërinë dhe do të gjendet mes shqiptarësh.

Lini një Përgjigje