Kualifikimi i Shqipërisë në Kampionatin Europian po bën bujë në të gjithë botën. Stafi i përbërë nga brazilianët Sylvinho e Doriva dhe argjentinasi Zabaleta ka bërë një punë që po sjell interes nga mediat ndërkombëtare.
Gazeta spanjolle “El Periodico” intervistoi zv/trajnerin Pablo Zabaleta, i cili tregoi potencialin e kuqezinjve.
“Në një listë të madhe kemi 50 futbollistë, të cilët luanin jashtë ose tani aktivizohen jashtë vendit. Kemi edhe një listë B nga kampionati vendas që mund të grumbullohen në të ardhmen, ose nga ata që kishin bërë kërkesë për pasaportë”, tha Zabaleta.
Për të kushdo e ka derën e hapur te Kombëtarja. Ai vlerëson lojën e Jasir Asanit apo mbrojtësit të ri Mario Mitaj, në një kombëtare që ka edhe shumë të tjerë të shpërndarë nëpër Europë që duhen parë.
Lini një Përgjigje