Nga Franca: Messi dhe PSG në prag “divorci”

4 Prill 2023, 12:15Sport TEMA

Nga Franca: Messi dhe PSG në prag “divorci”

E ardhmja e Lionel Messit në PSG është jashtëzakonisht e pasigurt. 

Ylli argjentinas nuk po kalon kohët më të mira në klubin e kryeqytetit francez, me një pjesë të tifozëve që e fërshëllejnë sërish, këtë herë në humbjen në shtëpi ndaj Lyonit të dielën mbrëma.

Përçarja mes dy palëve duket se po thellohet, me “L’Equipe” në ballinën e saj që raporton se Messi dhe PSG janë pranë divorcit.

Klubi francez thuhet se dëshiron t’ia shkurtojë rrogën Messit me 75%. 

Synimi i këtij reduktimi është që të mund të bie kostoja e pagave në klub në tërësi dhe të përputhet me fair play financiar dhe të mund të dalë me pretendime në merkaton e transferimeve të verës. 

Sipas “L’Equipe”, Messi është në pritje të garancive për projektin e parizienëve.

Lini një Përgjigje