“Nuk e di nëse do të kemi tifozë”, e konfirmon Vuçiç: Ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet në Leskovac

14 Shtator 2025, 17:00Sport TEMA
“Nuk e di nëse do të kemi tifozë”, e konfirmon

Në pritje të vendimit përfundimtar nga UEFA për ndryshimin e stadiumit të ndeshjes Serbi-Shqipëri, Aleksandër Vuçiç është i bindur që do të luhet në Leskovac dhe jo në Beograd.

Presidenti i Serbisë ka qenë shumë i ashpër me federatën e futbollit, duke i kritikuar ata për zgjedhjen që bënë për ta luajtur sfidën me Anglinë në “Rajko Mitiç”.

“Nuk e di kush e ndryshoi stadiumin për Anglinë. Ndoshta federata nuk e ka përballuar dot presionin nga ambasada britanike. E luajtëm ndeshjen në Beograd në një atmosferë që nuk i bën mirë kombëtares. Aty tifozët nuk e duan kombëtaren dhe e pamë të gjithë se çfarë ndodhi në tribunë dhe në fushë.”

Ai gjithashtu jep lajmin që dueli i 11 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet në Leskovac, ndërsa duket se nuk i ka përtypur dot thirrjet kundër tij në stadiumin e Beogradit.

“Më thonë nga federata, që me Shqipërinë do të luajmë në Leskovac. Lajm shumë i mirë. Aty e duan kombëtaren dhe atmosfera është pozitive. Nuk e di nëse do të kemi tifozë, sepse FIFA dhe UEFA mund të na dënojnë për idiotësirat që ndodhën ndaj Anglisë. Nëse po, do të bëjmë gjithçka për të mbështetur ekipin.”

Ndërkohë që nga Serbia vijnë informacione të shumta në lidhje me ndryshimin e stadiumit, ende zyrtarisht kjo nuk ka ndodhur në faqen zyrtare të UEFA-s, që vazhdon të njoftojë se do të luhet në Beograd.

5 Komente

  1. V
    Vlora

    Ka frike se kthehet grummbullimi ne tubim kunder ketij kopilit te Musliajt. Eshte edhe me bythqire se vellai i vet ne Tirane. Gjasme ketkon te jete korrekt me UEFAn

    Përgjigjjuni
    1. S
      S je nga Vlora por nga Koqevaria

      hahahah ja kosovari i mesem. S gjen rast pa leshuar propagandat e lodhura te vetvendosjes "Rama vllau i Vuqiqit, i partise se Miladin Popoviqit" hahahahah. Mire qe flasin budallalleqe po flasin dhe me hunde sikur kane mut ne goje hahahah

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tifozi plak

      Ky eshte lajm i mire po lojtaret e kombetares tone me perjashtim te Mitaj jane pothuaj te gjithe jashte forme e ne ndeshjen me Letonine leviznin ne fushe si te qire ne bythe .ndoshta benet ndonje mrekulli e vijne ne forme per 3 jave.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        hahahaha fiks. po edhe serbia cop cop eshte me formen e lojtareve. a thua do behet ndonje mrekulli te fitojme gabimisht?

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tifozi plak

          Po nese marrin minuta e vinne ne forme ndoshta .problemi eshte se shqipot jane gjithnje te forte ne shtator kur eshte fillim sezoni e jane fresco nga faza pergatitore e iu bijne breket me vone .po keta jane pa pike takati qysh ne fillim .prandaj edhe sylvinjo i ve me mbrojtje ku te luajne zonal e mos te harxhojne shume energji se po i vure tek per tek ky te ndjekin kundershtarin me vrap ne gjithe fushen iu del frima e iu mbushet rrjeta me gola .nashi keta ia vene fajin silvinjos sikur na kemi me te mire e ky s’po i mbledh .

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje