“Nuk jam thirrur nga Kosova”, De Biasi i bindur: Shqipëria do të befasojë në Euro2024!

6 Dhjetor 2023, 17:39Sport TEMA
“Nuk jam thirrur nga Kosova”, De Biasi i bindur: Shqipëria do

Në morinë e komenteve dhe analizave të Euro 2024, veçmas për grupin ku bën pjesë edhe Shqipëria, nuk mund të mungonte edhe mendimi i ish-trajnerit të Kombëtares, Gianni de Biasi.

Në një intervistë për median kosovare Koha, De Biasi është i vetëdijshëm që kuqezinjtë janë në grup shumë të vështirë, por shpreson që Shqipëria të paraqitet mirë dhe në fund të bëjë befasi të madhe.

“Mendoj se shorti është shumë i vështirë dhe grupi është shumë i fortë, megjithatë Shqipëria ka ekip cilësor. Nuk krahasohet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, por mos harrojmë që në radhët e këtyre futbollistëve ka shumë lojtarë të impenjuar në ligat përkatëse dhe në kompeticionet evropiane. Mendoj se Shqipëria do të jetë më e freskët dhe shpresoj të jetë befasia e madhe e këtij grupi”, u shpreh De Biasi, i cili kualifikoi për herë të parë Kombëtaren shqiptare në një Evropian.

Së fundmi, De Biasi është njëri prej kandidatëve për të marrë drejtimin e Kosovës. Ai pohoi se është i gatshëm ta udhëheqë Kosovën.

“Deri në këtë moment nuk kam marrë asnjë thirrje nga Agim Ademi apo dikush tjetër në Federatën kosovare. Do të isha i lumtur nëse Kosova më fton, sepse mendoj se ka lojtarë të mirë dhe besoj se është e mundur të bëjmë diçka siç kemi bërë me Shqipërinë”, përfundoi De Biasi.

3 Komente

  1. t
    tpc

    Kosove mos bej gabim te maresh kete person trainier. Shkoni dhe shikoni statistikat e ndeshjeve te tij me kombetaren tone per 6 vjet qe ishte trainier. Kemi pasur shume ndeshje ku nuk kemi gjuajtur nje here te vetme ne porten kundershtare dhe cdo gjuajtje e kundershtareve ne porten tone ishte gol. Mos i harxhoni parate kot me kete trainier medioker.

    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban

      Patjeter qe Shqiperia do beje befasi ne europian. Do te pesoje goleada rekord per europianin , si edhe me ndonje skuader si Spanja do vendose rekord qe nuk do ta kaloje gjysemfushen e vet gjate gjithe ndeshjes.

      1. R
        Raimond Vlonjati

        Ja e parashikoi sterdobici Nastradomusit 7 muaj para se te filloj Europiani.

      Lini një Përgjigje