Papa Leoni XIV dhe pasioni për sportin, zbulohet ekipi i preferuar i Atit të Shenjtë

9 Maj 2025, 16:57Sport TEMA
Papa Leoni XIV dhe pasioni për sportin, zbulohet ekipi i preferuar i Atit

Robert Provost u zgjodh të enjten si Papa i 267 në historinë e Kishës Katolike. Bëhet fjalë për Papën e parë me origjinë nga Amerika e Veriut.

Mediat italiane raportojnë se ashtu si paraardhësi tij, Papa Françesku, edhe Papa Leoni XIV ka pasion sportin.

Ati Giuseppe Pagano, i cili e njeh personalisht, ka zbuluar dhe ekipin që simpatizon Papa i ri.

“Ai është një person me të cilin krijon menjëherë një marrëdhënie besimi. Papa Leoni XIV është kurioz, plot interesa, i pëlqen të ngasë makinën për orë të tëra dhe ndjek sporte të ndryshme me pasion.

Ai është një tifoz i madh i Romës. Pas një ndeshjeje Roma-Fiorentina, ai më tha me shaka: ‘Fitorja e Romës është mrekullia e parë e Françeskut pas vdekjes së tij'”, deklaroi At Pagano për “Il Messaggero”. 

Lini një Përgjigje